Eja e dashur krijesë

>> Saturday, July 12, 2008



Xhelaludin RUMI


1. Eja i dashur
Të admirojmë njëri tjetrin
Para se të zhduken portretet tona .
Pasqyra e flet të vërtetën
E inspiruar nga fytyra yte e zymtë
Ajo shëndrit dhe e flak buzëqeshjen tënde të hidhët.
2. Shoku yt bujar e jep jetën për ty
Eja, Eja të rigjallërohemi
Eja të ngritemi në shkallën e bujarit,
Ta duam njëri tjetrin.

3. Atëherë kur nuk do të jem në mesin tuaj
Më kujtoni së paku një herë
Më kujtoni se atëherë do më ndjeni afër
Tek atëherë do ndjeni mosprezencën time,
Tek atëherë do të ndjeni mall për mua.
Pse t`më admirosh pas vdekjes time,
Pse t`më kujtosh pasi që jam zhduk,
Pse të puthësh epitafin tim mbi varr,
Pse të mos e bësh gjersa jam gjallë ???
Eja, i dashur, të pres.
4. Unë mund të flas shumë
Por s’më le zemra ime e qetë,
Ky jam unë
Po ai njeri…!
Si t’ja bëj !
Si të ngrihem kundër zërit të vetë zemrës
Jam i urdhëruar ta jetoj këtë jetë.
5. Zemërohu me shoqërinë e prishur
Pse të mos e shmangim inatin nga zemrat tona…


Nga gjuha angleze.. Hafsa Xhemaili




0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP