Hijet e shpive t'nalta

>> Thursday, July 24, 2008


Argjend XHELILI


Të zgjatuna sa nata qi s'mbaron
Do hije t'shpive t'nalta
Varf'nia q'do gja po shkatërron
Dhe jetën me vdekje e fillon.
Rrug't me lypsa po mbushen
Zotnia ka dert knaq'sie
Zonjës së tretë dhuratë
Ni bisht dhelpne lumnie
Me at bisht aj blen
Trup'n e asaj hyrie
Qi vetin shet lirë
Për lek't e k'ti zotnie
Dielli rrug'timin vazhdon
Q'do ditë monotonie
Lindë dhe perëndonë
Mbi kulmet e k'saj shpie.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP