Krenaria ime e marrë

>> Thursday, July 10, 2008


Kur më fyejnë u’a kthejë prapa
Se s’mund ti mbajë në vehte ato fjalë të pista
Kur më godasin I godas
Kur më tallin I tallë edhe unë
E pse e bëjë këtë gjë
Arësyeja fshihet ose nuk ekziston
Por unë nuk mund ta gjej
Fajin mbi vehte e merr krenaria
Një krenari që më turpëron
E nuk e kam ditur
Krenari që më përulë
E mendoja se jam mbi të gjithë
Krenari që më fyen
Mua,zotërin e nderit
Krenari që më godet
Mua,të paprekshim
Mendoja se kjo krenari e mjerë
Më mbronte nga të këqinjët
E ajo më ishte armiku më I madh
Tani dua të mbrohem me të këqinjët nga krenaria
Dua që ata të më poshtërojnë
Të më fyejnë,të më godasin
Aq sa të mos mund t’ua kthej
E ta përul krenarin
Të vetmen gjë që më përul
Se dua të jem një njeri I lirë
Një njeri që s’do të ngritet mbi masën
E nëse masa ngritet mbi te dhe e shkel
Do ti shikoj buzëqeshuri
Atëherë do jem më krenari
Se do ta kem kuptuar qka jam në këtë botë
E do ti shikoj ata që s’po arrin ta kuptojnë ende
Do më dhimbsen por s‘mund t’iu ndihmoj
Se s’më lejojnë krenarit e tyre të marra
Mbase edhe më të marra se imja
Por për secilin prej tyre do vijë koha
Kur do e kuptojnë kush ishte armiku I tyre
E do jenë njerëz të lirë.

Argjend Xhelili

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP