Jetimit

>> Friday, July 18, 2008



Oj ti zemër e mirë !
E mshefun pas leckash te ndyme
Viktimë e ni shoqnie te degjenerume
Si po ja del ta mbash mllefin?
Qi krateret ka vendosun mbi qatinë
E vetullave tua t'ngrysuna.
Oj ti zemër e mirë !
E rujtun si trendafil pranvere
Zgjero buz't , ngrit supet !
Jeta asht dhe qatia jote
Jeta jote asht veq e jotja
Mos i lejo gryk'sit ta ndyjnë !
Si qdo gja t'ksaj bote.
Ti shtrin dorën për ni kafshat
Ata s'të japin veq nënqmimit
Po ti buzët prap zgjero
jo si robët e hidherimit.
O ti sy i rrug've plot zotni !
O vesh i fjalëve plot shamje !
Që nga ty marshojnë bresh'ri
T'i shtojnë ironinë k'saj skamje.
Veq durimit s'ke kafshatë
E heshtja qetësinë ta hijeshon
Në këtë botë jetove si i ngratë
Po te Zoti i lumtur përfundon....

Argjend Xhelili

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP