KOSOVA DO T''JETË VARRI I TYRE

>> Saturday, January 31, 2009



KOSOVA DO T''JETË VARRI I TYRE
(Shehid Haxhi Hasan Vuçitërnës)


O Haxhi Cana!
Paqja, shpëtimi
Dhe bekimi i Zotit
Qoftë mbi ty!
Kudo që je
Në të shtrenjtin atdhe!

Ky nuk është
Fundi yt!
Pa dyshim është një
Fillim i ri!
Me te do të kënaqesh,
Në mesin e të zgjedhurve,
Në amshim, në përjetësi...!

O Haxhi Cana!
Prehu i qetë
Atje ku je
Fjalën e vërtetë
Në jetën tokësore
E kumtove drejtë!

Më në fund
Me gjakun tënd dëshmore...
Se kot nuk jetove
I dëshmove mikut e dushmanit
Se ishe bir besnik i vatanit!
Bir i bindur i Islamit...!
Të njoha në xhami
Me zjarrin prush në gji,
Për zgjim të ri!

Sa hije t'kishe në dorë:
"Dituria Islame", "Selami",
"Hëna e Re", "Drita e jetës",
Që i shpërndajshe me mall,
Me dashuri, me shumë gëzim
Vetëm për t'na sjell dritë
Si dielli me rrezet n'agim...!
Në jetën e përvuajtur,
Kurr nuk ngurrove
Kudo që shkove,
Nëpër Kosovë, Sanxhak
Bosnje e deri n'Arabi
Gjithnjë dëshmove me pjekuri
Se Allahu është i madh
Se Ai është një...
S'ka tjetër veç Tij...!


O Haxhi Cana!
Mbrëmë të pashë në ëndër!
Me të vërtetë, ishe vet ti!


Fale jacin dhe vitër
Bëne duan, bëne zikër...!
Kur dhe selam
Desha me të thanë:
Se Hydajeti, Idrizi...
Janë gjallë
Ti më ndërpreve
Duke më thënë:
"Edhe unë jam gjallë!
Por kam tjetër hall...!
Juve mos t'ju ligështoj
Hidhërimi e dëshprimi
Për varrin pa nishan!
Nishani ynë është imani,
Këtë le ta di dushmani..!
Kosova do t'jetë varri i tyre...


Mexhid Yvejsi, 1999


Shkëputur nga libri: Pakës dritë për Kosovën
Autor: Faik Miftari
2001, Prizren


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kur Muhammedi u nis n’Medine


Kur Muhammedi u nis n’Medine
Dushmanët deshtën me e mbytë
Në shpellë është fshehë I qetë
Marimanga i thurri rrjetë

Kur qafirat, shpellës iu afruan
Askush s’paska, kështu menduan
Muhammedin deshtën me thy
Sepse besonte All-llahun nji

Vazhdoj udhëtimin nëpër saharë
Që n’Medine të mrrijë sa më pare
Mekka mbeti large dikund
Devja e pruri deri në fund


Në Medine gëzim I madhë
Muhammedin presin me ardhë
Secili ka dëshirë ta prêt
Më të dashurin Profet

Gjithë Ensarët me gëzim
Thanë po vjenë Profeti ynë
Aty devja ku u ndalë
Shpejtë ngritën xhaminë e parë.

Në tërë Medinen ezani dëgjohet
Për namaz po thërret me falë
Zotit nji n’sexhde me I ra
Vetëm atij ti bëjmë dua.

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kur mërzia t’kaplon zemrën

>> Friday, January 30, 2009


Kur mbetesh ti pa shpresë
Si shtëpia pa mbulesë
Ti mbështetju Atij
Që sundon këtë mbretëri

Kur mendon se ti nuk mundesh
Që të ikish nga mëkatet
Kthehu te Ai n’pendim
Që gjithë botë ka nën sundim

Kur mërzia t’kaplon zemrën
Dhe nuk mundesh me ëndërru
Shko mbështetju ti Atij
Që gjithnji botën ka sundu


Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

TEKBIRI DHE JASINI KËNDOHEN


Derisa buzë të prushta
Puthin shiun nga sytë e mi
Fytyra ngadalë merr ngjyrë
..............................të zbehtë!

Shikimi humbet pafundësisht
Në thellësi të bardha
Dëgjohet zë i këndshëm
Gërçe gjoksin ma shtrëngojnë
E shpirtin peshë ma çojnë
TEKBIRI DHE JASINI KËNDOHEN!


Xheladin HAMZA


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Islam


Islam, oj fe hyjnore,
Ti je feja e shpëtimit,
Feja e Pejgamberit tonë, Muhamedit s.a.v.s.,
Ti na largove nga ura e cila gati ishte që të shembej
Na more dhe na fymëzove me moral,
Me dituri, na dhe shembuj për jetën.
Na mësove të mirën dhe na largove nga e keqja.
Na u dha Kur`ani si libër,
Na u mësuan të gjitha.
Po ndokush ty po të kundërshton dhe po ta kthen shpinën,
Po, o ti njeri, mendohu se nëse nuk e ke zhgjedhur
Islamin si rrugë të jetës,

Mendohu se ty s'të vyn jeta.
Islam, o fe e Pejgamberit s.a.s.v!


Ilir SALII


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

M'ka ra terri, e kërkoj dritën!

>> Thursday, January 29, 2009


Mka ra terri e kërkoj dritën
Sa lwshon rreze dielli,
Kwta sye e mi s`shohin dritë nga qielli,
Terr i madh më ka kapluar
Sytë e mi m'i ka verbuar.
Jam i verbër por i gjallë
Nuk shoh imanin si më është tharë
Nuk shoh veten po shoh botën,
Harrova ringjalljen pas jetës së kësaj bote,
Harrova të gjitha,
Harrova se jetoj,
Tash pendimin smund ta përfytyroj,
Dhe balli më është tharë,
Pasi namazin nuk e kan falë .
Po a ti hap sytë e mi
E ta them shehadetinë,
Ta shoh xhamin,
Ta puth token ky ball i tharë,
Se xhenetin do për ta pare…!
A thua vall mos bota bën dritë shumë ,
E sytë e mi tash rrin pa gjum ,vetëm duke kërkuar falje nga Zoti,
Dhe po e pres faljen dhe fitimin e Xheneti!


Ilir SALII, Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Etja si duket më ka kapluar

>> Wednesday, January 28, 2009


Retë po vijn,
më duket do bjer shi, si duket toka është e etur.
Po syri dhe gojasi duket dhe ato janë etur dhe
ndoshta “do thahen” nga etja e cila i ka kapluar.
Vallë c`far etje është kjo ?
Ajo e tokës ishte shiu po e gojës dhe syrit c`far është?
Syri im “ po thahet” pasi që ka kohë që se ka pare xhamin dhe
Kur`anin kurse goja ,gojae cila nga eturia e madhe ka filluar të
Belbzoj sepse ka kohë që se ka lexuar kur`anin dhe lexuar atë.
Shoh se balli po më rrudhet, a thua vall c`është puna ,
ndoshta duhet të mendoj pak?
Balli im po rrudhet pasi që ka kohë që se ka puthur token, andaj le të bjer në sexhde .
Pasi të gjitha këto paskan arsyet e veta inshalla të gjitha rregullave do i
përmbahem , por nj ë gjë po më bredh në mendje a thua për c`ka është
i etur trupin im i cili më është krrusur, vall ndoshta prap duhet të mendoj?
Trupi im është krrusur sepse ka kohë që se ka falur namazin dhe ne e dim se
sa namazi ka ndikim tek kjo gjë…
Ndoshta do vjen koha që ti nuk mund që ta m`bash në këmb trupin tend nga jo forca jote , pasi që nuk ja dhe frytin e duhur gjat jetës tënde dhe nuk ju përmbajte parimit te Allahut që na e dha në kur`an dhe na qartsoi pejngamberi ynë i fundit Muhamedi s.a.v.s .
Andaj kujtohu që në rini ,
se pasi të plakesh ndoshta do të jet vonë për tu rykthyer në fron,
froni i cilin tu mundësua po ti ja ktheve shpinën …


Ilir SALII


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të Allahut jemi dhe tek Ai është kthimi ynë

>> Tuesday, January 27, 2009


A ka sy që loton,
A ka gjuhë që dua bën,
A ka zemër që rënkon,
A ka mbet ndonjë që dert na ka?!

O musliman ku jeni,
Mos u strukni por gjallërohuni,
Sot është dita për të na përkrah,
Jo me premtime por me veprime.

Jam e nderuar që shehid kanë ra,
Vetëm dashurinë e Allahut që qëllim kanë pas,
Por një gjë kurrë vetes s'ia fali,
Nëse nuk luftoj deri në fund të jetës.

Dua që prindërit mos t'i zhgënjej,
Ata janë duke më pritur inshaAllah në Xhennet,
Lus Allahun bindjen të ma shtoj,
Kënaqësinë e dunjasë të ma largoj.

Mos u turpëro për fenë që ke,
Eja merre armën e lufto,
Mos ki frikë armiqtë e Allahut,
Allahu të krijoi dhe Ai ta merr shpirtin.

Eja kudo që je,
Fëmija palestinez të thërret,
Eja merr hak për vëllanë tënd musliman,
E dogjën e s'patën fare rahmet.

Eja ti o musliman,
Eja se një nënë besimdrejte të thërret,
Eja na dil në krah,
M'i vranë djemtë e mbeta vetëm.

Eja lufto për Allahun,
Të thërret një motër e përgjakur,
Eja ti o vëllai im,
Eja se na duhet sot ndihmë nga ti.

Eja mos përto e mos u rëndo,
Xhennetin duhet ta fitosh,
Eja se vetëm një jetë kemi,
Të Allahut dhe tek Ai do të kthehemi.

Arlinda TOPOJANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Në XHAMI


Në namazin e sabahut
N’xhami pak njerëz dalin
edhe më pak të ri
Hoxhallarëve s’ua dimë hallin
por dalin vetëm dy

Ata që s’janë në punë
Disi u vie mundë
N’xhami nuk vijnë të falen
Se prishin të shkretin gjumë

Porosia e All-llahu xh.sh.
Është namazin me falë
Pastaj ,ec, shko e puno
Rriskun nëpër botë kërko.

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ma bëj hallall nënë!


Nënë, fjalë që të zgjon,
Tani që është vonë,
Atëherë kur më thirrje të qëndroja afër,
Të braktisa për këtë bosh dunja,
Tani s'mund të flejë i qetë,
Ika për një tjetër vend,

E të lash në vetmi,
Vdekja e vetmuar, të paska arrit,
S'mendova kush më kishte rritë,
Pa ty jeta tani më është bezdis,
Fjalët tuaja në kokë më rrinë,
Biri im të lutem mos shko,
Më thoshe se paraja pa nënë vlerë s'ka,
Por pak mendova e këtë s'e kuptova,
Që të të gjeja gjallë shpresova,
Më the kthehu biri im,
Mos më le vetëm në pleqëri,
Tani qaj te varri yt, nënë,
Lutem për falje te Zoti im,
Respektin për ty e pata obligim,
E të lash anash për të mallkuarën pasuri.

Arlinda TOPOJANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Lumi I gjelbërt


Në fëmijërin time rrjedhte një lumë
Valet tërhiqnin ezanin nga minarja
Suret e para aty mësova
Harfet e para nga suparja

Pataj erdhën kohëra të v’shtira
Kur çdo gjë prishet dhe deformohet
Në flake u dogj xhamija e vjetër
Minarja e gjatë në lumë rrëzohet

Edhe më tej kalon lumi I gjelbërt
Nuk shkoj shpesh më afër sajë
Xhemati im edhe tash më prêt
Në saf vendi I zbrazët ka mbet

E zemra ime dëshiron me mallë
Që ti shkojë lumit përballë
Dhe prapë ezanin nga minarja t’ndëgjoj
Me abdes nga lumi trup e shpirt t’pastroj.

Përkthyer nga boshnjakishtja
Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Mendimet e mia peng


Ti ma mbush zbrazëtinë e shpirtit tim

O dritë rruge në errësirën e pafund

Në jetë, në vdekje je poezi që s’ka përshkrim

Je përtëritje shpresash, frymëzim zemrash me ngazëllim


Ti ma zbukuron ditën me lule kujtimesh që s’kanë përngjasim

Ma ledhaton shpirtin në petalin e mëndafshtë të butësisë

Ma rrëzon murin e fortë të një ndjesie të brishtë

Mi mban peng mendimet, ma freskon ndjesinë


I gëzuar jam që të kam o dritë, diell,

i gjithçkaje që nuk është errësirë

Në gjumin ëndërrimtar të botëve të kam lënë që të të ruaj aty

Të përkujtoj mbrëmjeve të vetmuara

kur qëndroj në shkretëtirën pa kufi


E prek atë ëmbëlsi shpirti sa herë kur çasti pulson në ndjesi

Le ta grisim këtë perde të mykur me thonjtë e vrazhdë të marrëzisë

Huptas në këtë liqen qetësie të mbytem në buzëqeshje fluturash të jem aty

Të krahasoj me perëndimin e pikturuar me imazhin e përjetësisë


Ti je lumturia, e me forcë mi trazon ndjesitë brenda gjoksit tim

Kur të ndjej, se mbush dot zemrën plot që ta ushqej shpirtin gjer në përjetësi

Ashtu sikurse koha do të tjera orë që të fluturojë në pafundësi

Ti mi sheshon humnerat, mi zgjeron rrugët,

ma mbush qiellin me kaltërsi


Je pianoja që thyen heshtjen e teatrit,

që mbush hapësirën me zbrazëti

Fort ma përkëdhele shpirtin

o endje e bukur e dehur në mirësi


O gurrë jete, o gurrë amshimi që rrjedh,

rrjedh pa pushim Kumar do t’i luaja,

edhe një mijë jetë do t’i falja për ty

Ti që dimrin e bleron, e maj-qershor mbetesh përgjithmonë në këtë histori


Valle jete, valle gëzimi, i qëndis lulet në piedestalin e lumturisë

I rrëzon mitet, i shuan etjet, ndër breza mbjell botën e rinisë

Ma përshëndet agimin, buzëqeshje ledhatare pikturove mbrëmjeve në vetmi

Dua të të dorëzohem, të mbetesh përgjithmonë shikimi në sytë e mi


Saimir LLESHI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Unë poet nuk jam


Unë poet nuk jam , që në terrin e natës
Të shkruaj poezitë n’tavolinë të kafes
Sytë më bëhen gjakë nga tymi n’kafene
Që nuk do të mundem nga vetja me I fshehë

Nuk jam poet që me mua t’krenohen
Që për lavdërata strofat t’më rreshtohen
Asgjë nuk e dua që nuk është e imja
E as me gënjeshtra t'më rritet krenaria

Unë nuk jam poet avanturier
Që haptazi ëndrrat në sheh me I nxjerrë
Kur koha kalon në pakthim shumë shpejt
Asnjë nga ne s’e di nesër ç’do ti ngjet

Unë poet nuk jam që rreshtat I rradhitë
Për atë nga goja mëkate që shoshitë
Unë për veten kërkojë vetëm pak qetësi
Nga krijuesi im që vigjilon mbi gjithësi

Unë poet nuk jam I famshëm për tu bërë
Që dikush për mua t’jep paranë e fundit
Nuk po ik nga njerëzit, por vend po kërkoj
Që nqetësi All-llahun n’sexhde ta lartësoj.

Përkthyer nga boshnjakishtja
Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Çka pret, o ti njeri?

>> Monday, January 26, 2009


Një djalosh rri ulur ,
E nuk mendon se vëllai tij po vuan,
Dëgjon iliahi, kurse vëllai krisma,
Ngopet në të ushqyerit kurse vëllai s'ka ç'të hajë,
Shëtit rrugës, kurse vëllai nuk mund se është i izoluar,
Loz me fëmijët e tij, kurse vëllait i mungojnë, sepse iu vranë si shehidë.
Më trego çka pret, vallë?
Nisu dhe mos prit më, mos u mendo dhe mos dysho në udhëtimin tënd!
Fute në zemrën tënde të gjithë historinë e Islamit dhe nisu,
Nisu dhe ik atje ku vëllai yt po vuan,
Apo ndoshta ke harruar emrin e vendit ku është ai... ta kujtoj unë,
nisu për në GAZA.
Atje është vëllai yt që po vuan……..


Ilir SALII


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Dua të ta dëgjoj zërin

>> Sunday, January 25, 2009


Më thuaj një frazë,
Më shqipto një shkronjë,
Më lexo një fjalë,
Më thuaj unë jam musliman!
Ty dua të ta dëgjoj zërin,
Ty dua ta ndi fjalën,
Ti dua ta shqiptosh shahadetin!
Pra, thuaj diçka,
Më shushurit në vesh dhe më thuaj:
Lailahe ilallah muhamedu resulullah!
Se nuk dua të hy vetëm në Xhennet pa të marrë dhe ty, o vëllai im!!!


Ilir SALII


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kur dy namaze kanë nji vlerë


Më shkon mendja
tek një bisedë
kur nji palestinez
me çifutin fletë

nji hadith ia sqaroj
kur guri dhe druri
vend strehimin e çifutit
muslimanëve do t’ua tregojë

po, thotë çifuti e di,
n’librat tona kjo është shkruar
por ju nuk jeni ata!
Ne ende do të sundojmë
Se mes veti ju kemi përça

kjo do të ndodhë
vetëm atëherë
kur për muslimanin
dy namaze kanë një vlerë

kur namazi në xhuma
e ka vleren si n’sabah
dhe namazi në sabah
me vlerë si në xhuma.

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Imagjinoj


Imagjinoj,

Frymën e fundit,

Testamentin e posa shkruar,

Imagjinoj,

Veten të palosur në shtrat,

Familja përreth tij e mbledhur,

Imagjinoj,

Lotët në sytë e mi,

Dhe mëshirën në fytyrën e të afërmve të mi,

Imagjinoj,

Veten duke thënë,

Të gjithë ju do ikni mua në varrë do më lini,

Imagjinoj,

Edhe trishtim,

Krimbat trupin tim duke e grisur,

Imagjinoj,

Edhe gëzim,

Shpirti im në lartësi duke u ngritur,

Imagjinoj,

Melaiket në pyetje duke më marrë,

Me çfarë vepra ti këtu ke ardh,

Imagjinoj,

Veten duke thënë,

Me vepra të mira fi sebililah që bëra.


Arlinda TOPOJANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Pendohu oj motra ime!


Oj motër muslimane,

A nuk të vjen turp,

Je zhveshur e po ec rrugës,

Nuk di njeriu nga me ec e si me kalua,

S'ke ç'sheh tjetër veç ulje e ofendim,

Po a do të vjen dita e Pendimit,

Tërë rininë në humnerë e kalove,

Nuk ia dije vlerën shkollës e as fesë,

Ditë e natë në dëfrim kaloje,

Me djem e vajza të huaj e të panjohur,

S'të interesonte asgjë veçse epshit,

Por prapë s'e prapë në fund u dëshpërove,

Do të vjen shpejtë e befas vdekja,

Do të vajtojnë njerëzit e tu,

Kur në varr të lëshojnë e me dhe të mbulojnë,

E të gjithë ikin e të braktisin,

Atëherë ti oj motër me të këqija do shoqërohesh,

Dhe me ato sfida ballafaqohesh,

Do të të kujtohem, kur të thosha:

Pendohu e përmirësohu!


Arlinda TOPOJANI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shenjat e besimtarit

>> Saturday, January 24, 2009


SHEJH SEJJID EL-HARAZ
(V. 279 H.)


Fjala e tij
Është përkujtim.
Heshtja e tij
Është adhurim.
Shikimi i tij
Është studim.
Vepra e tij
Është mirësi…

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Bora në lot

>> Friday, January 23, 2009


Bora që ra ma mbuloi flokun,
Nga shrirja e saj më pikoi loti,
Nga lotët e derdhur nuk fjeta atë natë,
Me kujtesen se nuk do ta shihja më timen ëmë.

Po mendoja shumë bora në lot
si pikoi a thua syt e mi a mi verboi,
apo më dha pak shpres,

se t'ëmën time do ta shihja deri sa të vdes.

Ilir SALII - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Gjaku i muslimanit


Sikur loti faqen lag
atje ne Gaza po derdhet gjak,
po rrjedh gjaku i muslimanit,
ta shpëtoj zemrën e Islamit.

Vllaut tone që po i pikon gjaku
nga ne të tjerët duhet dhën haku
duhet lutur Zotin shum,
se vllezërit nga krismat skan gjum!

Kur shoh këtë gjak që po më pikon në këmb
lus Allahun që Islamin ta rimëkëmb,
e muslimanët ti bashkoj,

që gjith botën përsëri ta sundojm.

Ilir SALII - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Paqja e shpirtit tim

>> Thursday, January 22, 2009


Ti buzëqesh si engjëll që praron në paqe e në liri

Përjetësisht na bashkon e madhja dashuri

Ti i rrëmben pullazet,

stuhitë i bën hiI lulëzon shkretëtirat,

i mbush djajtë me dashuri

Të vështroj i lëkundur nga mijëra fantazi

Ti buzëqesh si engjëll e bukur si perri

Kur ecën si xixëllonjë, mu mbushën sytë me yjësi

U shndërrova edhe unë engjëll, duke dashur të bija në sy

Heshtja më burgoste,

ma çonte shpirtin në prangim Dielli u duk se ndaloi,

atë ditë skish perëndim

Rrezet e syve të tu nuk u shlyen gjer në agim

E heshtur qëndron si engjëll

pas bukurisë e mbytur deri në robërim

Në shtëpinë e paqes bashkë me ty doja të banoja

Bota ish e jona e gjithë në harmoni

Me zërin tënd të ëmbël gjatë të kuvendoja

Përjetësisht të qëndroja me ty o dashuri

I zhytur në paqe ajri mbushej me ecjen tënde me ledhati

I zgjoje bulevardet, torturoje zemrat që s’kishin dashuri

I dehje pranverat, dimërat i ktheje në gjelbërim

Në minare matje shtatin, në sytë e tu mbytej qielli me kureshti

Ti buzëqesh si engjëll që praron në paqe e në liri

Sa herë shoh perëndimin, retë e kuqërremta tregojnë buzën tënde me madhështi

Sa herë shoh zambakët e ujit, kujtoj lëkurën tënde në njomësi

Sa herë shoh smeraldin, sytë e tu më shfaqen me simpati

Përjetësisht doja të isha me ty, o engjëll i heshtur në liri

Përveç heshtjes, edhe mallin e zemrës sime zgjodha për ty

Vetëm pamja jote më trondiste e më çonte gjetkë në çmenduri

Dashuria jote do të më treste, shpirti im do të ikte në përjetësi

Ledhatimet e tua do të më digjnin, puthja jote do të më bënte hi

Përzemërsisht të them të dua, o e shtrenjta ime dashuri

Në sekuenca kohe u shfaqe si bleta në lule qershi

Po kaq e freskët si lulefrosë pranë liqenit lëshoje pjalmi

Përnjëherësh më zuri parfumi i trupi tënd si hashashi më çoi në dalldi

Pas teje dua të vij o e mirë, të jetojmë bashkë edhe në përjetësi

Përmes ajrit të kujtimit ike, duke humbur në këtë të mjerë histori

Nuk e di a në qiell prarove, a në botë duke shpërndarë bukuri?

Nuk e di se në kë zemër qëndrove, a në ndonjë varkë në vetmi?

Nuk e di a në flutur u shndërrove, a në dritë për sytë e mi?

Ku je sonte o engjëlli i heshtur, që shpirtin të ma shpërndaje në pafundësi

Muzgu ka rënë bajagi shumë, është derdhur ajri cep më cep qiejve

Marrëzisht e përgjumur bota ka rënë në heshtësi

Të errëta sonte janë dritat e diejve

Yjet e mërzitur paskan rënë të fishkur në agoni

Vështroj me sy lozonjar, vallë tek yjet ke marrë arrati?

Dukesh e shuar o diell i ditës sime, që më mbush me energji

A në gjunjë Zotit je ulur duke u lutur për lumturi?

A je duke pritur tek dera, që të të marrë heroi i shpirtit për mirësi?

A duke fjetur je, porsi rrezet e hënës të lëshuara në liqen me lehtësi?

Eja sonte xhevahiri i zemrës sime, qofsha me ty në lumturi e në paqe,

bashkë dhe në botën e amshimit pranë Allahut në përjetësi


Saimir LLESHI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Përkujto dhe falendero

>> Wednesday, January 21, 2009


Zoti I gjithësisë
Të dha trupin e shëndoshë
Të siguroi qetësi
Dhe vendin ku do banosh

Ushqime të dha t’mira
Me plot laramani
Krijoi ujin dhe ajrin
Për ty, o njeri

Të tërë këtë gjithësi
E krijoi për ty
E ti fare z’dëgjon
Nuk di, dhe s’falemnderon

Adnan Ameti- Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

NËSE TË VIE LAJMI

>> Sunday, January 18, 2009


Nëse të vie lajmi
Se n’këtë botë
Vetëm,
edhe tri ditë jetë
T’kanë mbetë

A thua vallë ?
Do sillesh vërdallë
Ashtu si i hutuar
Kohën për t’harxhuar

Apo do ndalesh ?
T’mendohesh denjësisht
Çka të ka mbet mangut
Në këtë botë të brisht

Dëshminë , a e ke thënë?

Dëshmoj se në këtë bot
Nuk ka tjetër Zot
Për veç All-llahut nji
Dhe se Muhammedi
Është I dërguar I Tij

Me Namazin si e ke hallin?

Nga dita që linde
N’këtë botë ke ardhë
Athua të ka mbetur
Namazi pa e falë

Po për agjërimin ç’thua?

Ramazani,muaj I Bekuar
I durimit dhe diturisë
Paqës dhe shpëtimit
I ndihmës dhe mirësisë
I zbritjes së Kur’anit
Udhëzim I njerzisë

Këtë muaj me vlerë
E prite me nderë
Ke bërë ibadet
Apo ndonjë ditë
Pa agjëru t’ka mbet

Zeqatin a e ke dhënë?

All-llahu t’ndihmoi
Puna mirë të shkoi
Asgjë duke mosë pasë
fitove pa masë.

Pasurin që fitoje
E të shtohej çdo ditë
T’ka mbetur pa e dhënë
Zeqati ndonjë vitë

Për HAXH a ke mendu?

Një here në çdo vitë
Vjen koha për haxh
Nëse ke pasuri
Shkuarja t’bëhet farz

Ku do ta shpenzoshë
Pasurin që t’ka mbetë
Do hashë e do pishë
Se s’tka mbet më jetë
Apo do I këkosh
Jetimat ku janë
Pasurinë që ke
t’ia japësh sadakanë.

Këto tri ditë Jetë!

Për veprat ti mendo
Që i merr n’amshim
Nga Zoti falje kërko
Të kthehesh në pendim

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Thirrje

>> Thursday, January 15, 2009


Një thirrje pak fjalë
Dy thirrje
Tre thirrje
Shumë zhurmë
Një krismë
Dy krisma
Tre krisma
Shumë vrasje
Vendi im Palestinë

Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Kujtime hënore


Një hënë e rre ka lindur
Që në fillim rrugëtimin shkëlqen
Gjith ata që e dinë gëzohen sepse
Bashkë me të një vështrim lindë
Për çdo ditë ata shtohen e zgjerohen
Netët zgjaten kurse hëna vazhdon të ndriçojë
Edhe vështrimet nuk kanë për t'u sosur
Ndonëse ajo përëndon e shuhet, por
Por përsëri lindë e nuk vdes
Nuk vdes deri kur të dojë Zoti
Çdo gjë lindë dhe vdes kur të dojë Ai
Hëna dhe vështrimi kanë lindur se ka dashtur Ai
Kush mund ta ndalojë lindjen e hënës
Kush mund ta ndalojë lindjen e vështrimit
Tani janë bërë muaj që po lindin
Nuk janë ngopur së linduri as hëna as vështrimi
Nuk do të ngopen kurrë së linduri
Edhe kur të vdesin, ata përsëri do të lindin
Kësaj radhe një lindje e pavdekshme
Deri në pafundësi…


Metin Hoxha


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Nuk e hetoni jo, këtë dashuri


Që kur janë njohur
Shumë çka ka ndodhur
Nuk arrini ta dini
Kush janë e ç'fshihet
Këndshëm po shifen
Asgjë nuk zbulohet
Ti do të gëzohesh
Për t'u gëzuar është
Atë që Modeluesi (el-Musaëir) modeloi
Model për të tjerët do të ngel

Metin Hoxha


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Sikur ta dija...

>> Wednesday, January 14, 2009


Zejni MAZLLAMI

Sikur ta dija...
Se jam mysafir në këtë botë,
Se isha i lirë dhe kisha vetëm një mision,
Nuk do të isha i verbër me dy sy.

Sikur ta dija...
Se nuk e zbatoj atë që e premtoj,
Se nuk do ta arrij atë që e kërkoj,
Nuk do të isha lodhur kaq shumë shpirtërisht.

Sikur ta dija...
Se jam një njeri si çdo tjetër,
Se çdo gjë e re bëhet e vjetër,
Nuk do ta lakmoja ashtu si e kam lakmuar rininë.

Sikur ta dija...
Se yjet nuk mund të numërohen,
Se nga gabimet e mia shpirtërat e dikujt trazohen,
Nuk do të veproja ashtu si kam vepruar.

Sikur ta dija...
Se e vërteta nuk është në tokë,
Se dituria nuk kapet me dorë,
Nuk do ta kërkoja e as që do të humbja kohë.

Sikur ta dija...
Se drejtësia gjendet e robëruar,
Se Shqipëria do të ngelë e copëtuar,
Nuk do të isha thirrur nga të paditurit “ i mallkuar”.

Sikur ta dija...
Se dashuria është fjalë e poetëve,
Se dituria është trashëgimi e profetëve,
Nuk do të isha kaq shumë i dashuruar dhe kaq pak i ditur.

Sikur ta dija...
Se jeta nuk ndalet por vazhdon,
Do të doja të hy në vagon e jo në timon,
Se vdekjen e kam shumë afër,
Nuk guxoja ti them: jam i ri më ler të plakem...


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Testamenti simbolik


Zejni MAZLLAMI

Të shkruaj se s`mund të flas dot,
Është gjë me vlerë nuk është e kotë,
Argument i gjallë e jo paradoks,
Histori që deri në rrënjë është trilluar,
Epope që mbijetoi pa u shkruar,
Serial që duhet përfunduar,
Gënjeshtër që duhet zbuluar,
Një goditje vdekje që është vonuar,
Sëmundje që duhet shëruar,
Sfido kokëfortësinë tënde,
Dhe pastroje ndërgjegjen në zemër e thuaj:
“Jezusi ishte vetëm një rob,
Ai as nuk u vra e as nuk u kryqëzua”.
Pali i djallëzuar dhe apostujt e trilluar,
Ëndërrat dhe shpifjet në besim i shndërruan,
Njerëzit i humbën, botën e lëkundën,
Merituan mallkimin,
Hidhëruan Allahun dhe gëzuan iblisin.
“Drejtëzën” në piramidë e shndërruan,
Robin e Allahut djal të tij e emërtuan,
Nga shpifja e tyre Arshi i Lartë u dridh,
Botën e mbuloi errësira,
Edhe pse asaj i duhej dritë.
Mizorët të vërtetën munduan ta atakonin,
Krijuesin e tyre me vetëdije e mohonin,
Nga ato përfituan mizorët e lëngonin muminët.
Sikur pak të dinin fitojnë dhe shumë humbin,
Atij nuk i pakësuan asgjë në sundim,
Se fëmijët dhe ortakët që ia përshkronin Atij,
Të përulur i thanë i pa të meta je Ti o Zoti ynë.
Paralajmërimet erdhën e Vërteta është afruar,
Të gjithë shpresojmë por pak do të shpëtojnë…


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Ç’ ËSHTË PALESTINA?



Ç’ ËSHTË PALESTINA?


Palestina është Palestinë,
Është emri i luleve të lirisë
Që nuk vyshken n’asnjë stinë…

Ç’është Palestina?


Palestina është Palestinë,
E cila ka shumë emra për lirinë,
Por s’ka asnjë emër për robërinë…

Ç’është Palestina?

Është një tokë e përgjakur,
Është një qiell i përflakur.
Është një vend shumë i bekuar,
Të mallkuarit e kanë shkretëruar…

Ç’është Palestina?

Është atdheu përplot jetima,
Është atdheu që lindë trima,
Përplot herojë e heroina,
Të gjithë të bindur tek Dashuria,
Që nuk mposhtën nga djallëzia…
Djallëzia në fund do t’poshtërohet,
Kurse, me ndihmen e Zotit, dashuria,
Dashuria gjithnjë do t’lartësohet…


Mexhid YVEJSI, Gjakovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

KARAVANI I MIRËSISË


Mirësia e ka një fytyrë
E ëmbël dhe e ngrohtë
E shijshme, e dlirë
Më e bardhë, se bora e ftohtë

Ngjitju këtij karavani
Dhe kurr mos u shkëput
Ktu janë vlerat e mirësisë
Fitohen ndjenjat e qetësisë

Fillo nga e para
Bindju njësisë së Zotit
Rrespekto obligimet e marra
Jeto I paster si loti

Pas Zotit të madhirëshëm
Vijnë prindërit e shijshëm

Nëna që nëntë muaj
Në barkun e saj të barti
Asnjëherë për ty su ankua
Për dhimbjet e mundin që pati
Gjithëherë thonte e gëzuar
Po na vjen mysafiri I çmuar

Babai punonte natë e ditë
Për t’fituar disa groshë
Që ti të dalish në dritë
Jetën pa brenga ta jetosh

Sot është ajo ditë
Për të cilën ata t’kanë rritë
Ndaj tyre sillu me butësi
Vazhdo këtë rrugë
Me Karavanin e mirësisë

I vie rradha fëmiut Jetim
Që po rritet pa asnji prind
Ai ka nevojë për ledhatim
Mbështetje e fjalë të ëmbla
Jetë të lumtur e pa brënga
Ofroja atë që e meriton
E ti kështu
Me Karavanin e mirësisë vazhdon

Diturin që ke mësuar
Mos e akumulo n’vetëvete
Bëhu i sinqer e i drtejtë
Shpërndajav edhe të tjerëve
Pasuri e mall që ke fituar
Për lëmoshë duhet menduar
Kështu është rendi drejtësisë
Kurr mos u ndal, por vazhdo
Me Karavanin e mirësisë…

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ME DJALLIN MOS U LIDH


Ule shikimin,ore
Në rrugë kur qëndron
Se djalli të lajthit
Gracka të vëndon

Të sillet vërdallë
Si fortunë e detit
Të bën injorant
S’ja gjen hallin vetit

Gjërat më t’shëmtuara
Ai ti zbukuron
Helmin më të keq
Ta bën si balsam

Me vëllaun tënd
t’fut në armiqësi
e me të pa besin
ta mbjell dashurinë

Mblidhe mendjen mirë
Me djallin mos u lidhë
Se All-llahu atë e denoi
Nga rahmeti Tij e përjashtoi.

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Shpëtomë!

>> Monday, January 12, 2009


Errësira brigjet

ledhatonë mbëlsira e rërës ,

jetës besimin më forcon

pentgrami i vetmisë

rima jete kërkon

nga pafundësia oqeanit

Shpëtomë, o Zot!


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Krenaria jote!


Në çastin që s'ecën toka u ngjyros
Frika e një populli u vra , u varros
Mbi varrin e saj një lule lulëzoi
Zëri i qëndresës lirë nga do jehoi
Sot ai zë dëgjohet nëpër botë ngado
Në zemër e prek ç'do kend që e do
Lirinë e drejtësinë me qenjen e tij
Le ta përqafoj me gjak për liri
Vëllezër të gjithë edhe rob të Zotit
Bashkohuni , forcohuni edhe prini motit
Uleni të keqen edhe thell varroseni
Fjalën e dëshmisë lart mbi qiell vendoseni
Qiellit të Palestinës t'ia kthejmë atë nderë
Që dikur e pati ta ketë kurdoherë...

Argjend Xhelili , Bujanoc 11 janar 2009


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Liria digjej


Pullazi i vjetër

pika gjaku pikonte

goja e kulqedrës kërkonte viktima

edhe ca,liria digjej,

njerëzit mbeteshin viktima

si n`fushë të Qerbelasë


Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Liria poetike

>> Saturday, January 10, 2009


Liria m`u ndryshk në kolltuqe
Buzëqeshja në një skutë m`u mbyt
Syrin perdja e errësirës më mbuloi
Duartë si akulli m`u ngrinë
Vetëm pena s`m`u vyshk
Shkarravinat e poetit s`do të mplaken kurrë
As këtu ku myku dhe ndryshku
kanë erë të fildishtë

Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

TË LUTEM ALL-LLAHU IM


All-llahu im I lartësuar
Ty të drejtohem
dhe ngris këto dy duar
bëj shumë lutje, dua
kërkesat për t’mi pranuar

Për gjanat e pa moralshme
Të lutem verbomi syt
se na fundosin n’mëkatë
nga thembrrat deri në fyt

Të lutem veshët
mi bën të shurdhër
për thash e thëna bajate
që shpirtin tone të paster
njollosim me mëkate

Të lutem me shpirt o Zot
gjuhën time shkurtoje
nga fjalët degjeneruese
që I bëjnë fitne njerzimit
i bie n’pozitë poshtruese

Të lutem ma mbyll gojën
për fjalë të rënda fyese
që ofendojnë krijesat njerzore
i lëndojnë në anën shpirtërore

Edhe duart e arta që mi ke falë
Të lutem o Zot më ndihmo
për punë haram ti ndalë
rriskun me hallall ta fitojë

O All-llahu im I mire
Të lutem pranoma këtë dëshirë
shpirtin e zemrën pastrom

imë mbjellë dashuri e mëshirë.


Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Tymi i qiriut


Pikturoi pabesinë,
vitet avullohen
në psherëtim agonie,
Samari kohës
nuk mund t`a bartë
tradhëtin ,mizorinë
apoteza t`dhimbjes
mizori njerzore,
lind o diell në perëndim
u ngulfat kjo tokë
me hi e ndryshk

Sejhane MEHMETI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Jeta pas vdekjes

>> Thursday, January 08, 2009


Sot, nesër edhe nesër
Ditët kalojnë pa ndalë
Jeta vazhdon
Në këtë botë je I gjallë

Sot , nesër edhe nesër
Veprat e tua regjistrohen
Gabim nuk bëhet fare
Asgjë nuk anulohet

Sot, jo nesër më s’ka
Do të shtrinë n’teneshirë
Koha për ty u ndal
Ke qen i keq, apo i mirë

Shpirti yt vigjilon
Mbi trupin tënd
Tani më pa vlerë
Dhe troket në berzah
Në të fundit derë.

Kthim prapa zdo ketë
Je ndarë me këtë botë
Jeta pas vdekjes vazhdon
Dhe nuk ndalet dotë

Pasurin që pate
Mbetet në këtë botë
Edhe familjen
Që e deshte fortë

Por veprat që ke bërë
Në këtë botë fani
Gjitha I merr me vehte
Dhe u jep llogari.

Adnan Ameti-Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Palestina

>> Wednesday, January 07, 2009



Palestinë, sa dhembje që ndjej,
Aeroplanët e armiqve të tu i urrej,
Larg kam qëlluar me kilometra,
Eh, do të vija tek ti duke kaluar detëra,
Sa shehidë nxorri toka jote,
Trimat më të mirë të kësaj bote,
Ishte data 27 dhjetor,
Në popullin tënd që bëhej terror,
Aman Zot, bëri çifutët hor...


Besmir ( Mexhid ) YVEJSI
Prishtinë, 07.01.2009


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

SA LARG PASKE QENË, PALESTINË



Më thurën ditë e net dhembjen shpirtërore
Më thurën një kurorë: lutjen dhe mërzinë
Përherë më je pranë me plagën shekullore
Palestinë
Janë përzier krismat, lotët dhe duatë
Melodi qëndrese përshkon qiejt palë-palë
Sa larg paske qenë: o botë kurrë s'e patë
Nënën e përlotur pranë gjakut të valë
Dheu t'u bë arenë që gëlltit dëshmorë
Por afati vie... ta shuajë barbarinë
Flamuri i Imanit do mbetet në dorë
Do rrojë dheu yt, do rrojë dhe ky Dinë
Klithma zgjatet tej në hapësirën boshe
"Ndihmë dua, ndihmë, o bota me acar"
Pa lot e pa gjak nuk të mbeti qoshe
Nën këmbën e pashpirt të popullit barbar
Jehonë e duasë dhe një dhembje e thellë
Për ty kanë shpërthyer, për atë pafajësinë
Ta bjerë Zoti dritën, lirinë për ta sjellë
Palestinë

Blerim HALILI
Prishtinë, 3 janar 2009


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Guantenamo


Burgut famëkeq
Vetëm emrin ia dimë
Kush është dhe ka qenë
Shpirti I tij e ndinë

A thua është ferri
I kësaj bote të vrazhdë
Apo sprovë ku xhvishet nderi
I njerërze besimtarë

I rrethuar,
n’tela me gjëmba
Sekret I vërtetë
Djajt veprojnë brënda
Në pyetje janë Jetë

Jetë të besimtarëve
Që njohin All-llahun Një
Tortura shtazarake
Ndaj tyre janë bër

Aty nëpërkëmbet
Dinjiteti njerzorë
Pa fije ndërgjegje
këta i bënë horë

Jetojnë pa shpresë
Se ajo është tretë
Besimi islam
Po I mbanë në jetë

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

ANI PALESTINË ANI...

>> Monday, January 05, 2009


Xheladin HAMZA


Palestinë,
Dhembja ime
Gjaku im i fërguar
Shtatëqind e shtadhjetë e shtatë herë
Nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë herë
Mbi zall të flaktë
Të kësaj bote të brishtë

Palestinë,
Dhembja ime
Xhani im i pasosur
Për Ty dhe shehidët
Që janë Bijtë e tanë
E çdo pëllëmbë toke të bekuar
E lagën me gjakun e njom
Në heshtje lutem çdo natë

Palestinë,
Dhembja ime
E zhveshur dhe e rrënuar
Në erërat më të frikshme
E larë me shirat e kuq si gjaku im

Ani Palestinë ani...
Je jeta dhe vdekja ime
Ani Palestinë ani...
Je xhani im
TË DUA!

05. 01. 2009.


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PALESTINË QËNDRO, MBAHU


Palestinë, ah palestinë
Muslimanët në shpirt u lënduan
Nagasaki e Hiroshimë
Thuaj, lirshëm kështu thuaj

Në Nagasaki e Hiroshimë
Ishte vërtet tmerr
Njësoj është edhe n’Palestinë
Por ktu është besimi All-llahu Ekber

Pas çdo shehidi që bie
All-llahu Ekber, All-llahu Ekber
Vazhdimisht kështu përsëritet
Deri sa edhe i fundit të vritet

Ky është Besim i vërtetë
FIS SEBILILAH, Këta janë Muxhahidë
Për All-llahun,rrugën e drejtë
Luftojnë, kundër çifutit shpirtëligë

Palestinë, qëndro , mbahu
Me ty është e gjithë bota Islame
Palestinë, qëndro , mbahu
Se me ty është edhe All-llahu.


( të ndajmë dhimbjen së bashku)
Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Palestinë

>> Sunday, January 04, 2009


Hamdi NUHIJU

Rrugët e mbushura me jetim,
Familje të djegura,
Nëna të përvëluara,
Fëmijë të vrarë…

Fytyra e egër e izraelit,
Në tundosjen e shpirtërave të pafajshëm,
Kërkon strehën e duave,
Nën mëshirën e Krijuesit..

Palestinë, lotët më janë tharë,
Nuk mundem më të të shoh në flakë,
Gaza e shndrruar në shpellën Hira..
Ku ekzistenca e jonë kërkon dritë...

Zgjohu tokë e ngjallë vetëdijen,
Të mbjellur me farën e hilafetit,
Pëllëmbë më pëllëmbë Palestina rënkon,
Ejani o Salahudin, Kudsin ta çlirojmë...

Ngrejmë duart lart me zemër të nënshtruar,
Lutemi për vëllazërinë në Palestinë,
Për nënat, pleqt, fëmijë e vajza,
Për çlirimin e Palestinës me muxhahedinët...




Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

PALESTINË, PO VUAJMË ME TY


Ermal BEGA


(Në kujtim të arabëve palestinezë që ranë si shehidë (dëshmorë) për të mbrojtur
vatanin dhe fenë e tyre).



E dashur Palestinë
Ke vuajtur shumë
Viti ’48, vit i mallkuar për ty
Kur barbarët hebrenj nga e gjithë dynjaja t’u sulën të të hanë,
Atëbotë kur t’i ishe në paqe, e paqen s’ta lanë
Pa kujtuar paqen e kohës së Salahudinit
Kur të gjithë besimet dhe njerëzit ishin të lirë
Se Islami u solli lirinë e jetës e të besimit.
Shpirti na rënkon
Zemra na gufon
Syri na loton
Për ty Palestinë.
Martire e përkohshme
Allahu ta dha sprovë
Sfidë për të gjithë muslimanët
Pasues të Ibrahimit
Atij që nuk iu gjunjëzua kurrë mosbesimit.
Ne të duam ty Palestinë
Brenda në shpirtin e muslimanëve jeton
I lutemi Allahut
Që të të shohim një ditë të lirë e të lumtur përgjithmonë.
Unë duhet të isha tani atje te ty
Të luftoja pranë teje,
Në këto momente krize
Kur fashisti, kanibali, terroristi çifut
Kërkon të të bëjë gropën.
Mallkuar qofshin çifutët
I ka mallkuar dhe Allahu në Kur’an
Se shpirtin e kanë të varfër
Vetëm për të pirë gjak mendjen e kanë.
Nuk do të zgjasë përgjithmonë kjo situatë
Zoti i Madhëruar e di deri kur
Vetëm na mbetet ne si muslimanë
Me du’a burimin e jetës njerëzve atje t’ua shtojmë.
Bota histerike rri e vështron
Se çfarë po ndodh në Palestinën tonë
Ku rrugët e saj me gjak të bekuar
Çdo ditë po lahen
Nga mospasja faj e njerëzve të pafajshëm.
Begini, Netanjahu, Sharoni, Baraku
Gjakpirës të përbetuar
Allahu i mallkoftë
Se me gjak janë larë të tyre duar.
Dheu i bekuar i Palestinës
Po bërtet e po gërthet:
Ejani vëllezër muslimanë
Ngado që jeni, koha nuk pret.
Egërsira çifute si hije e rëndë
E mbuloi Palestinën me zjarr e me flakë
Nënat thërrasin: Pse, o Allah?
Çfarë faji patëm bërë që mbi kryet tona ra kjo gjëmë.
Fëmijët e vegjël e të porsalindur
Vdekjen pse e panë
Fëmijët çifutë
Mesazhe në raketat ushtarake atyre u lanë
Vdisni ju, që të jetojmë ne - kështu u thanë.
Shumica e profetëve të Zotit
Atje kanë jetuar
Besimin, drejtësinë dhe pastërtinë e tyre
Askush nuk ka për ta harruar.
Dhe vetë Profeti Muhamed
Atje e kishte Kiblën e parë në namaz
Allahu e begatoi atë vend
Me Islamin e bëri hak.
Të tre besimet hyjnore të mëdha
Atje e kanë rrënjën
Nga Profeti Ibrahim
Atje e kemi tokën mëmë.
Të lutemi të gjithë o vëllezër e motra besimtarë
Për Palestinën tonë
Që Allahu ta lirojë sa më shpejt
E t’ia dhurojë muslimanëve përgjithmonë.


Tiranë, më 04/01/2009


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Të keqen nga vetvetja


O popull ,
O popull musliman ,
Kjo thirrje
Jehon n’çdo anë

Baballarë,.
Edhe ju o vllezër
Mos u bëni
Të djallit skllevër

Spo e shihni vehten
Se jeni habit
Vëllau vëllaun
Doni me mbyt

Edhe toka
Është mërzit
Bereqeti
Po humb çdo ditë

Muhammedi a.s ka thënë
Sa ta bënë tërë jeta
Ta bën të keqen vetvetja.

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Motrës sime!!!

>> Saturday, January 03, 2009



Motër, pendohu sa nuk të ka ardhur meleku i vdekjes!
Motër, pendohu dhe hapëro drejt lumturisë!
Motër, pendohu e mos e ndjej veten krenare me shoqërinë e modernizuar!
Motër, pendohu tek Krijuesi se një ditë tek Ai do të kthehesh!
Motër, pendohu e mbushe zemrën me frymën islame!
Motër, pendohu dhe mësoje Kur`anin se do ta kesh ndërmjetësues!
Motër! Pendohu, pendohu!!!

Xhejlan ALI


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

TË NDARA

>> Thursday, January 01, 2009


Zjarri e baroti
s’është mirë
të rrinë bashkë

Vajza
me një djalë të huaj
Së bashku bëjnë mëkat

Tokën edhe qiejt
All-llahu i ka ndarë

Sinqeriteti
shpie në mirësi
Jetë pa brenga
e lumturi
………………në parajsë

Gënjeshtra
shpie në amoralitet
Jetë të prishur
deformuese
…………………në ferr

Adnan Ameti - Kumanovë


Share/Save/Bookmark Lexoje te plote...

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP