Kur Muhammedi u nis n’Medine

>> Saturday, January 31, 2009


Kur Muhammedi u nis n’Medine
Dushmanët deshtën me e mbytë
Në shpellë është fshehë I qetë
Marimanga i thurri rrjetë

Kur qafirat, shpellës iu afruan
Askush s’paska, kështu menduan
Muhammedin deshtën me thy
Sepse besonte All-llahun nji

Vazhdoj udhëtimin nëpër saharë
Që n’Medine të mrrijë sa më pare
Mekka mbeti large dikund
Devja e pruri deri në fund


Në Medine gëzim I madhë
Muhammedin presin me ardhë
Secili ka dëshirë ta prêt
Më të dashurin Profet

Gjithë Ensarët me gëzim
Thanë po vjenë Profeti ynë
Aty devja ku u ndalë
Shpejtë ngritën xhaminë e parë.

Në tërë Medinen ezani dëgjohet
Për namaz po thërret me falë
Zotit nji n’sexhde me I ra
Vetëm atij ti bëjmë dua.

Adnan Ameti - Kumanovë

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP