SA LARG PASKE QENË, PALESTINË

>> Wednesday, January 07, 2009



Më thurën ditë e net dhembjen shpirtërore
Më thurën një kurorë: lutjen dhe mërzinë
Përherë më je pranë me plagën shekullore
Palestinë
Janë përzier krismat, lotët dhe duatë
Melodi qëndrese përshkon qiejt palë-palë
Sa larg paske qenë: o botë kurrë s'e patë
Nënën e përlotur pranë gjakut të valë
Dheu t'u bë arenë që gëlltit dëshmorë
Por afati vie... ta shuajë barbarinë
Flamuri i Imanit do mbetet në dorë
Do rrojë dheu yt, do rrojë dhe ky Dinë
Klithma zgjatet tej në hapësirën boshe
"Ndihmë dua, ndihmë, o bota me acar"
Pa lot e pa gjak nuk të mbeti qoshe
Nën këmbën e pashpirt të popullit barbar
Jehonë e duasë dhe një dhembje e thellë
Për ty kanë shpërthyer, për atë pafajësinë
Ta bjerë Zoti dritën, lirinë për ta sjellë
Palestinë

Blerim HALILI
Prishtinë, 3 janar 2009

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP