Ma bëj hallall nënë!
>> Tuesday, January 27, 2009
Nënë, fjalë që të zgjon,
Tani që është vonë,
Atëherë kur më thirrje të qëndroja afër,
Të braktisa për këtë bosh dunja,
Tani s'mund të flejë i qetë,
Ika për një tjetër vend,
E të lash në vetmi,
Vdekja e vetmuar, të paska arrit,
S'mendova kush më kishte rritë,
Pa ty jeta tani më është bezdis,
Fjalët tuaja në kokë më rrinë,
Biri im të lutem mos shko,
Më thoshe se paraja pa nënë vlerë s'ka,
Por pak mendova e këtë s'e kuptova,
Që të të gjeja gjallë shpresova,
Më the kthehu biri im,
Mos më le vetëm në pleqëri,
Tani qaj te varri yt, nënë,
Lutem për falje te Zoti im,
Respektin për ty e pata obligim,
E të lash anash për të mallkuarën pasuri.
Tani që është vonë,
Atëherë kur më thirrje të qëndroja afër,
Të braktisa për këtë bosh dunja,
Tani s'mund të flejë i qetë,
Ika për një tjetër vend,
E të lash në vetmi,
Vdekja e vetmuar, të paska arrit,
S'mendova kush më kishte rritë,
Pa ty jeta tani më është bezdis,
Fjalët tuaja në kokë më rrinë,
Biri im të lutem mos shko,
Më thoshe se paraja pa nënë vlerë s'ka,
Por pak mendova e këtë s'e kuptova,
Që të të gjeja gjallë shpresova,
Më the kthehu biri im,
Mos më le vetëm në pleqëri,
Tani qaj te varri yt, nënë,
Lutem për falje te Zoti im,
Respektin për ty e pata obligim,
E të lash anash për të mallkuarën pasuri.
Arlinda TOPOJANI
0 Komentet:
Post a Comment