KARAVANI I MIRËSISË

>> Wednesday, January 14, 2009


Mirësia e ka një fytyrë
E ëmbël dhe e ngrohtë
E shijshme, e dlirë
Më e bardhë, se bora e ftohtë

Ngjitju këtij karavani
Dhe kurr mos u shkëput
Ktu janë vlerat e mirësisë
Fitohen ndjenjat e qetësisë

Fillo nga e para
Bindju njësisë së Zotit
Rrespekto obligimet e marra
Jeto I paster si loti

Pas Zotit të madhirëshëm
Vijnë prindërit e shijshëm

Nëna që nëntë muaj
Në barkun e saj të barti
Asnjëherë për ty su ankua
Për dhimbjet e mundin që pati
Gjithëherë thonte e gëzuar
Po na vjen mysafiri I çmuar

Babai punonte natë e ditë
Për t’fituar disa groshë
Që ti të dalish në dritë
Jetën pa brenga ta jetosh

Sot është ajo ditë
Për të cilën ata t’kanë rritë
Ndaj tyre sillu me butësi
Vazhdo këtë rrugë
Me Karavanin e mirësisë

I vie rradha fëmiut Jetim
Që po rritet pa asnji prind
Ai ka nevojë për ledhatim
Mbështetje e fjalë të ëmbla
Jetë të lumtur e pa brënga
Ofroja atë që e meriton
E ti kështu
Me Karavanin e mirësisë vazhdon

Diturin që ke mësuar
Mos e akumulo n’vetëvete
Bëhu i sinqer e i drtejtë
Shpërndajav edhe të tjerëve
Pasuri e mall që ke fituar
Për lëmoshë duhet menduar
Kështu është rendi drejtësisë
Kurr mos u ndal, por vazhdo
Me Karavanin e mirësisë…

Adnan Ameti - Kumanovë

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP