Imagjinoj
>> Sunday, January 25, 2009
Imagjinoj,
Frymën e fundit,
Testamentin e posa shkruar,
Imagjinoj,
Veten të palosur në shtrat,
Familja përreth tij e mbledhur,
Imagjinoj,
Lotët në sytë e mi,
Dhe mëshirën në fytyrën e të afërmve të mi,
Imagjinoj,
Veten duke thënë,
Të gjithë ju do ikni mua në varrë do më lini,
Imagjinoj,
Edhe trishtim,
Krimbat trupin tim duke e grisur,
Imagjinoj,
Edhe gëzim,
Shpirti im në lartësi duke u ngritur,
Imagjinoj,
Melaiket në pyetje duke më marrë,
Me çfarë vepra ti këtu ke ardh,
Imagjinoj,
Veten duke thënë,
Me vepra të mira fi sebililah që bëra.
Arlinda TOPOJANI
0 Komentet:
Post a Comment