NËSE TË VIE LAJMI

>> Sunday, January 18, 2009


Nëse të vie lajmi
Se n’këtë botë
Vetëm,
edhe tri ditë jetë
T’kanë mbetë

A thua vallë ?
Do sillesh vërdallë
Ashtu si i hutuar
Kohën për t’harxhuar

Apo do ndalesh ?
T’mendohesh denjësisht
Çka të ka mbet mangut
Në këtë botë të brisht

Dëshminë , a e ke thënë?

Dëshmoj se në këtë bot
Nuk ka tjetër Zot
Për veç All-llahut nji
Dhe se Muhammedi
Është I dërguar I Tij

Me Namazin si e ke hallin?

Nga dita që linde
N’këtë botë ke ardhë
Athua të ka mbetur
Namazi pa e falë

Po për agjërimin ç’thua?

Ramazani,muaj I Bekuar
I durimit dhe diturisë
Paqës dhe shpëtimit
I ndihmës dhe mirësisë
I zbritjes së Kur’anit
Udhëzim I njerzisë

Këtë muaj me vlerë
E prite me nderë
Ke bërë ibadet
Apo ndonjë ditë
Pa agjëru t’ka mbet

Zeqatin a e ke dhënë?

All-llahu t’ndihmoi
Puna mirë të shkoi
Asgjë duke mosë pasë
fitove pa masë.

Pasurin që fitoje
E të shtohej çdo ditë
T’ka mbetur pa e dhënë
Zeqati ndonjë vitë

Për HAXH a ke mendu?

Një here në çdo vitë
Vjen koha për haxh
Nëse ke pasuri
Shkuarja t’bëhet farz

Ku do ta shpenzoshë
Pasurin që t’ka mbetë
Do hashë e do pishë
Se s’tka mbet më jetë
Apo do I këkosh
Jetimat ku janë
Pasurinë që ke
t’ia japësh sadakanë.

Këto tri ditë Jetë!

Për veprat ti mendo
Që i merr n’amshim
Nga Zoti falje kërko
Të kthehesh në pendim

Adnan Ameti - Kumanovë

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP