Paqja e shpirtit tim
>> Thursday, January 22, 2009
Ti buzëqesh si engjëll që praron në paqe e në liri
Përjetësisht na bashkon e madhja dashuri
Ti i rrëmben pullazet,
stuhitë i bën hiI lulëzon shkretëtirat,
i mbush djajtë me dashuri
Të vështroj i lëkundur nga mijëra fantazi
Ti buzëqesh si engjëll e bukur si perri
Kur ecën si xixëllonjë, mu mbushën sytë me yjësi
U shndërrova edhe unë engjëll, duke dashur të bija në sy
Heshtja më burgoste,
ma çonte shpirtin në prangim Dielli u duk se ndaloi,
atë ditë skish perëndim
Rrezet e syve të tu nuk u shlyen gjer në agim
E heshtur qëndron si engjëll
pas bukurisë e mbytur deri në robërim
Në shtëpinë e paqes bashkë me ty doja të banoja
Bota ish e jona e gjithë në harmoni
Me zërin tënd të ëmbël gjatë të kuvendoja
Përjetësisht të qëndroja me ty o dashuri
I zhytur në paqe ajri mbushej me ecjen tënde me ledhati
I zgjoje bulevardet, torturoje zemrat që s’kishin dashuri
I dehje pranverat, dimërat i ktheje në gjelbërim
Në minare matje shtatin, në sytë e tu mbytej qielli me kureshti
Ti buzëqesh si engjëll që praron në paqe e në liri
Sa herë shoh perëndimin, retë e kuqërremta tregojnë buzën tënde me madhështi
Sa herë shoh zambakët e ujit, kujtoj lëkurën tënde në njomësi
Sa herë shoh smeraldin, sytë e tu më shfaqen me simpati
Përjetësisht doja të isha me ty, o engjëll i heshtur në liri
Përveç heshtjes, edhe mallin e zemrës sime zgjodha për ty
Vetëm pamja jote më trondiste e më çonte gjetkë në çmenduri
Dashuria jote do të më treste, shpirti im do të ikte në përjetësi
Ledhatimet e tua do të më digjnin, puthja jote do të më bënte hi
Përzemërsisht të them të dua, o e shtrenjta ime dashuri
Në sekuenca kohe u shfaqe si bleta në lule qershi
Po kaq e freskët si lulefrosë pranë liqenit lëshoje pjalmi
Përnjëherësh më zuri parfumi i trupi tënd si hashashi më çoi në dalldi
Pas teje dua të vij o e mirë, të jetojmë bashkë edhe në përjetësi
Përmes ajrit të kujtimit ike, duke humbur në këtë të mjerë histori
Nuk e di a në qiell prarove, a në botë duke shpërndarë bukuri?
Nuk e di se në kë zemër qëndrove, a në ndonjë varkë në vetmi?
Nuk e di a në flutur u shndërrove, a në dritë për sytë e mi?
Ku je sonte o engjëlli i heshtur, që shpirtin të ma shpërndaje në pafundësi
Muzgu ka rënë bajagi shumë, është derdhur ajri cep më cep qiejve
Marrëzisht e përgjumur bota ka rënë në heshtësi
Të errëta sonte janë dritat e diejve
Yjet e mërzitur paskan rënë të fishkur në agoni
Vështroj me sy lozonjar, vallë tek yjet ke marrë arrati?
Dukesh e shuar o diell i ditës sime, që më mbush me energji
A në gjunjë Zotit je ulur duke u lutur për lumturi?
A je duke pritur tek dera, që të të marrë heroi i shpirtit për mirësi?
A duke fjetur je, porsi rrezet e hënës të lëshuara në liqen me lehtësi?
Eja sonte xhevahiri i zemrës sime, qofsha me ty në lumturi e në paqe,
bashkë dhe në botën e amshimit pranë Allahut në përjetësi
Saimir LLESHI
0 Komentet:
Post a Comment