Pendohu oj motra ime!

>> Sunday, January 25, 2009


Oj motër muslimane,

A nuk të vjen turp,

Je zhveshur e po ec rrugës,

Nuk di njeriu nga me ec e si me kalua,

S'ke ç'sheh tjetër veç ulje e ofendim,

Po a do të vjen dita e Pendimit,

Tërë rininë në humnerë e kalove,

Nuk ia dije vlerën shkollës e as fesë,

Ditë e natë në dëfrim kaloje,

Me djem e vajza të huaj e të panjohur,

S'të interesonte asgjë veçse epshit,

Por prapë s'e prapë në fund u dëshpërove,

Do të vjen shpejtë e befas vdekja,

Do të vajtojnë njerëzit e tu,

Kur në varr të lëshojnë e me dhe të mbulojnë,

E të gjithë ikin e të braktisin,

Atëherë ti oj motër me të këqija do shoqërohesh,

Dhe me ato sfida ballafaqohesh,

Do të të kujtohem, kur të thosha:

Pendohu e përmirësohu!


Arlinda TOPOJANI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP