Sikur ta dija...
>> Wednesday, January 14, 2009
Zejni MAZLLAMI
Sikur ta dija...
Se jam mysafir në këtë botë,
Se isha i lirë dhe kisha vetëm një mision,
Nuk do të isha i verbër me dy sy.
Sikur ta dija...
Se nuk e zbatoj atë që e premtoj,
Se nuk do ta arrij atë që e kërkoj,
Nuk do të isha lodhur kaq shumë shpirtërisht.
Sikur ta dija...
Se jam një njeri si çdo tjetër,
Se çdo gjë e re bëhet e vjetër,
Nuk do ta lakmoja ashtu si e kam lakmuar rininë.
Sikur ta dija...
Se yjet nuk mund të numërohen,
Se nga gabimet e mia shpirtërat e dikujt trazohen,
Nuk do të veproja ashtu si kam vepruar.
Sikur ta dija...
Se e vërteta nuk është në tokë,
Se dituria nuk kapet me dorë,
Nuk do ta kërkoja e as që do të humbja kohë.
Sikur ta dija...
Se drejtësia gjendet e robëruar,
Se Shqipëria do të ngelë e copëtuar,
Nuk do të isha thirrur nga të paditurit “ i mallkuar”.
Sikur ta dija...
Se dashuria është fjalë e poetëve,
Se dituria është trashëgimi e profetëve,
Nuk do të isha kaq shumë i dashuruar dhe kaq pak i ditur.
Sikur ta dija...
Se jeta nuk ndalet por vazhdon,
Do të doja të hy në vagon e jo në timon,
Se vdekjen e kam shumë afër,
Nuk guxoja ti them: jam i ri më ler të plakem...

0 Komentet:
Post a Comment