KOSOVA DO T''JETË VARRI I TYRE
>> Saturday, January 31, 2009
KOSOVA DO T''JETË VARRI I TYRE
(Shehid Haxhi Hasan Vuçitërnës)
(Shehid Haxhi Hasan Vuçitërnës)
O Haxhi Cana!
Paqja, shpëtimi
Dhe bekimi i Zotit
Qoftë mbi ty!
Kudo që je
Në të shtrenjtin atdhe!
Ky nuk është
Fundi yt!
Pa dyshim është një
Fillim i ri!
Me te do të kënaqesh,
Në mesin e të zgjedhurve,
Në amshim, në përjetësi...!
O Haxhi Cana!
Prehu i qetë
Atje ku je
Fjalën e vërtetë
Në jetën tokësore
E kumtove drejtë!
Më në fund
Me gjakun tënd dëshmore...
Se kot nuk jetove
I dëshmove mikut e dushmanit
Se ishe bir besnik i vatanit!
Bir i bindur i Islamit...!
Të njoha në xhami
Me zjarrin prush në gji,
Për zgjim të ri!
Sa hije t'kishe në dorë:
"Dituria Islame", "Selami",
"Hëna e Re", "Drita e jetës",
Që i shpërndajshe me mall,
Me dashuri, me shumë gëzim
Vetëm për t'na sjell dritë
Si dielli me rrezet n'agim...!
Në jetën e përvuajtur,
Kurr nuk ngurrove
Kudo që shkove,
Nëpër Kosovë, Sanxhak
Bosnje e deri n'Arabi
Gjithnjë dëshmove me pjekuri
Se Allahu është i madh
Se Ai është një...
S'ka tjetër veç Tij...!
O Haxhi Cana!
Mbrëmë të pashë në ëndër!
Me të vërtetë, ishe vet ti!
Fale jacin dhe vitër
Bëne duan, bëne zikër...!
Kur dhe selam
Desha me të thanë:
Se Hydajeti, Idrizi...
Janë gjallë
Ti më ndërpreve
Duke më thënë:
"Edhe unë jam gjallë!
Por kam tjetër hall...!
Juve mos t'ju ligështoj
Hidhërimi e dëshprimi
Për varrin pa nishan!
Nishani ynë është imani,
Këtë le ta di dushmani..!
Kosova do t'jetë varri i tyre...
Mexhid Yvejsi, 1999
Shkëputur nga libri: Pakës dritë për Kosovën
Autor: Faik Miftari
2001, Prizren
0 Komentet:
Post a Comment