Testamenti simbolik

>> Wednesday, January 14, 2009


Zejni MAZLLAMI

Të shkruaj se s`mund të flas dot,
Është gjë me vlerë nuk është e kotë,
Argument i gjallë e jo paradoks,
Histori që deri në rrënjë është trilluar,
Epope që mbijetoi pa u shkruar,
Serial që duhet përfunduar,
Gënjeshtër që duhet zbuluar,
Një goditje vdekje që është vonuar,
Sëmundje që duhet shëruar,
Sfido kokëfortësinë tënde,
Dhe pastroje ndërgjegjen në zemër e thuaj:
“Jezusi ishte vetëm një rob,
Ai as nuk u vra e as nuk u kryqëzua”.
Pali i djallëzuar dhe apostujt e trilluar,
Ëndërrat dhe shpifjet në besim i shndërruan,
Njerëzit i humbën, botën e lëkundën,
Merituan mallkimin,
Hidhëruan Allahun dhe gëzuan iblisin.
“Drejtëzën” në piramidë e shndërruan,
Robin e Allahut djal të tij e emërtuan,
Nga shpifja e tyre Arshi i Lartë u dridh,
Botën e mbuloi errësira,
Edhe pse asaj i duhej dritë.
Mizorët të vërtetën munduan ta atakonin,
Krijuesin e tyre me vetëdije e mohonin,
Nga ato përfituan mizorët e lëngonin muminët.
Sikur pak të dinin fitojnë dhe shumë humbin,
Atij nuk i pakësuan asgjë në sundim,
Se fëmijët dhe ortakët që ia përshkronin Atij,
Të përulur i thanë i pa të meta je Ti o Zoti ynë.
Paralajmërimet erdhën e Vërteta është afruar,
Të gjithë shpresojmë por pak do të shpëtojnë…

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP