Të pres

>> Monday, August 24, 2009


Hamdi Nuhiju


Në dyert e qiellit të parë,
I vetëm në këtë natë,
Sikur hiri i përplasur në mur,
Nga dallgët e detit Jon...

Të pres si heroin e pandashme e zemrës sime,
E jo si vjedharake ndjenjash në çdo skaj,
Me dashuri të helmuar,
Nga kafshatat e mirësisë...

Zemrën e kam të hapur, të çiltër,
Për të gjithë ato që më duan...

Atë e kam mbyllur me dry për ty
Jo pse unë dua,
Por sepse ti me detyron...

Ti ende nuk ke lindur,
Shpirti i dashurisë së çiltër,
Lejla e Mexhnunit të mjerë...

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP