Të fshehtat e mia

>> Friday, February 27, 2009


Do t'ia vjedh natës të fshehtat e diellit shkëlqimin
Le të rrëfejnë para botës me gjyhët e ndrydhta
Ta shohin ç'do me thanë ta humbësh durimin
Krenarinë ta shohin si se njihka trimin

Maleve u thash përmbi ju më ngrini!
Ta shoh botën sa gjatë shtrihet edhe gjerë
Më duroni njëherë këtu lart , më lini!
Të ngihem së pari për dimër e verë

Do t'ia marr kangës , e të fshehtat e natës do këndoj
Gjersa dielli të ketë nevojë për shkëlqimin e tij
Po të fshehtat e mia s'po mun t'i zbuloj
Thellë më qenkan çepurë , thellë në brendi.


Argjend XHELILI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP