Islami na kënaq zemrën dhe shpirtin
>> Tuesday, February 24, 2009
Në një ndejë me shokët e mi
Flitnim për diçka rreth punëve që na u kishin larguar,
Që prej kur kishim shkuar mangu,
Se Islami të kënaq zemrën.
Pra, mërzia kishte arritur tek unë si një gjilpërë që shpon,
Vazhdonte ashtu dhe donte ta depërtojë
Dhe të dalë në anën përballë,
Se Islami ta kënaq zemrën.
Tanimë diçka po ndodh dhe filloi një mirësi tek unë
Sapo vinte e rezistonte,
Gjilpërën vazhdonte ta heq,
E kur e hoqi, edhe plagën e mbetur ma shëroi,
Me një ilaç që kënaqte shpirtin!
Ky ishte Islami që erdhi udhëzim nga Allahu,
Që prej kur gjilpëra më kishte shpuar!
Ai, jo vetëm që shëronte plagën, por edhe jepte kënaqësi,
Që rezultonte në nxitjen time për të adhuruar Allahun Lavdiplotë!
Prandaj, o vëlla musliman, syno kënaqësinë e Allahut,
E Allahu do të kënaq ty si në këtë botë,
Ashtu edhe në botën tjetër.
Kështu Allahu i shëron zemrat!
E pasiqë i shëron zemrat,
E pasiqë i shëron edhe i kënaq ata me dhuntitë e tij!
E si të mos e adhurojmë Allahun,
Kur Allahu të krijoi në formën më të bukur?
Pastaj të mësoi të lexojë dhe të shkruajë, të cilat japin kënaqësi!
Andaj, vëllezër muslimanë, ndihmoni!
Ndihmoni njëri-tjetrit me këshilla,
Se këshilla të bën dobi
Dhe Zoti ju shpërblen dhe ua kënaq zemrën dhe shpirtin tuaj,
Ashtu si e kënaqi zemrën dhe shpirtin tim!
Valbon RUSHITI
0 Komentet:
Post a Comment