S’mund të kërkoj drejtësi

>> Thursday, June 03, 2010

Besnik JAHA

Flas
Thërras
Pëlcas
E askush s’më dëgjon
Sillem posht e lart pa shkas
Mos dikush më ndihmon


E pres
Nuk vdes
Po mbes
Në këtë jetë plot vrerë
Pa arsye të kem shpresë
I gatshëm venat për t’i prerë

Por dëgjoj
Nuk shpejtoj
Veç mendoj
Se kjo botë është një përrallë
Ku Katallarit duhet t’i kërkoj
Të derdh lot dhe për mallë

Por rri
Pse, s’e di
Ujë s’pi
I etur shumë për drejtësi
Si për ujë një mullingji
Që ka ujë e s’mund t’pi

E kërkon
Se s’posedon
Një migrofon
Me të para botës të shprehet e flas
Për padrejtësitë që përjeton
E që e kanë lënë shumë pas

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP