Dua

>> Saturday, June 12, 2010

Besnik JAHA

Dua të shoh
E s’jam e lirë të shikoj

Dua te dëgjoj
Por veshët m’I kanë mbyllur


Dua edhe të udhëtoj
E jam e mbyllur në kafaz

Dua dhe të mendoj
Por mendimet m’I burgosën

Dua të këndoj
Por gojën ma mbyllin me t’dy duart

Dua edhe të shkruaj
S’më lënë as laps, as letër

Po që se dua dhe të vuaj
S’më lënë, thonë vuajtja është e vjetër

E kur veten dua ta ruaj
S’më lënë, m’thonë kjo është e huaj

Dua shumë gjera
Por asnjë dëshirë s’m’plotësohet

Edhe po që se dua veten ta ruaj
Edhe kjo nuk më lejohet

Kur dua të lexoj
Librin nga dora ma kapin

Posa filloj të eci
Ma ndërpresin hapin

Dua, po vërtet dua
Po pse s’m’i plotësojnë dëshirat

Po a është ky vendi im apo thua …
A duhet t’i shijoj këtu të mirat?

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP