Një trung bujar përreth me kusarë

>> Thursday, June 17, 2010

Besnik JAHA

O ti degë e trungut tim të tharë
Pse më jep petal si nga loti i larë
Pse ma fsheh zemrën e trungut bujar
O ti degë e trungut tim të tharë


O ti syth i vogël i degës së dalë
Pse më rri i heshtur ashtu pale-palë
Pse nuk i tregon ti të tillat fjalë
O ti syth i vogël i degës së dalë

O ti lule e vyshkur e sythit të fshehur
Pse pa pirë asgjë më rri si e dehur
Pse nuk ma tregon hallin tënd të zbehur
O ti lule e vyshkur e sythit të fshehur

O trung i tharë me sythe, degë e lule
Pse kaq gjatë qëndrove e nuk u përkule
Pse me maskë si plakë veshur në kule
Rri trung i tharë me sythe, degë e lule

Unë trungu i tharë me këto të gjitha
I dalë në një vend rreth e rreth hitha
Me zë të fortë pareshtur që klitha
Jam tash në liri dhe s’i kam të gjitha

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP