Kthimi

>> Saturday, December 13, 2008


Nuk e di pse është,
Por ja që është ndjenja te secili,
që ta ketë atë që s’e ka!
Ndoshta nga egoja...?!
Ndoshta nga ndjenjat e forta të së kaluarës,
të ngulitura në mua ,
si pasojë e pamundësisë së haresës!
Lumturia... lumturia..., ah kjo lumturi e përhershme...!
Shpresa në ty më është shpëtim,
nga kjo botë në Ahiret!
Shpresoj dhe dua që të shpëtoj!
E ti moj jetë e kësaj bote,
shpesh ke ditur të më dëshpërosh!
Po tani, më fal jetë,
por s’kam kohë për pesimizëm!
Më presin shumë punë në të ardhmen,
falja..., mëshira..., duaja..., ummeti...,
më presin punë të rëndësishme!
Të lash e s’vazhdoj më me ty!
Mos më lut akoma!
Mos m’u zbukuro!
Mos më mashtro!
Jam lodhë më nga intrigat e sprovat e tua!
Të gjitha më janë bërë normale
nga shpeshtësia dhe dendésia e tyre!
Normale, biles të pandara më janë bërë
këto sprova e intriga!
Ti më pate bë aq të pashpirt moj jetë,
ti më sfidove dikur, por tash të sfidoj unw
me durim, me Sabër!
Se un po vazhdoj me të mira,
me punë të hajrit e të duhura,
për mua e për shoqërinë!
Me dashuri e vëllazëri...,
pa dinakëri!

Semra HALILI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP