Shiko pak!

>> Sunday, December 07, 2008


Vajta nëpër botë për të kërkuar mirësinë,
Veten e gjeta tek një njeri i mirë.
Kërkoja paqen në kohën kur luftohej,
Kërkoja ditën kur me të do të mund të bashkohem…

Një ditë më erdhi një njeri e më tha diç për të…
Kinse paska qenë i përlyer me diçka…
Nuk solli argument por thoshte të vërtetën,
Supozohej në rrethin bashkëbisedues.
. . .

Po më rrëshqet diçka në zemër…
Si të ishte acid shkrirës.
Për pak besova në atë që më thanë,
Dhe veten e pashë si një përbindësh…

O njeri! Kujdes çfarë bën!
Mos vepro me dhunë, sepse ashtu s’bën.
Nga lotët palidhje për mall e me vaj,
Asnjë gjë të mirë s’ke për të marrë…

Po i the shqiptarit se e ka gabim…
Tokën do ta shkundte për të marrë hak në ty,
Pastaj të bën të keq dhe shënjon në ty,
Trutë t’i nxjerr jashtë e të rrjedhin sytë gjak,
Nga derti e halli që t’i mbjell në shpirt.
. . .

Buka në fyt më pritet kur dëgjoj këso fjalë,
Se si mundet vëllau të shpif për vëllanë…?!
O njerëz të ndershëm, kthjelluni një herë,
Dashurinë mos e bëni lojë, por llogariteni nder!
Ajo është çelësi i lirisë e jo i robërisë.
Bëhuni të ndershëm për hir të Krijuesit…

Fjalët që qendisa e prekin në shpirt dikë,
Mbase ka edhe prej atyre që ende të shpifin…
Dobia e mirësia gjenden këtu për shqiptarin tim,
Nga lart e deri poshtë janë fjalët e besnikut tim…
Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP