Urtësi

>> Monday, December 08, 2008


Nëse kujtimi i çdo hershëm
Të jep dhimbje për një mëkat të bërë,
Dije se je pendu!
Nëse ende mendon për diçka,
Dije se s’të ka kalu!
Nëse ke shoqëri të mirë,
Dije se të don ZOTI!
Nëse të duan të varfërit e kafshët,
Dije se gjithashtu të don ZOTI!
Nëse ke kujdes,
Dije se ske dështim!
Nëse e shfrytëzon të mirën,
Nuk do të kesh keq!
Nëse dashuron,
Dije se edhe dashurohesh!
Nëse vlerëson,
Do të vlerësohesh!
Nëse mëshiron,
Do të mëshirohesh!
Nëse falë,
Do të falesh!
Nëse ia largon dikujt të keqen,
Do të ta largojnë edhe ty!
Nëse i përgadit dikujt të mira,
Do të ta përgaditin Xhennetin!
Nëse dashuron vetëm për TË,
Do të jesh nën Hijen e TIJ!
Nëse e don Pejgamberin (alejhisselam),
Do të jesh me të!
Nëse lutesh për të tjerët,
Do të të shoqërojnë Melekët (duke thënë: Amin!)
Nëse vdesësh si Dëshmorë
Do të kërkosh të vijsh përsëri...!

Semra HALILI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP