Eja dritë

>> Wednesday, June 04, 2008


Eja dritë më shuaj etjen
Më hyj në vena gjaku
Mi shëro sytë e shurdhër
Veshët e verbër për ty
Për dritën që kurrë se pashë
Eja mbyte këtë terr
Që ka okupuar sytë e mi
Nga lindja ime deri në
Deri në vdekje dhe më pas
Eja dritë m'i zgjidh prangat
Që kishin mbajtur të mbyllura dyert
Nga të cilat do të hyje ti
Ato dyer të mallkuara na ndanin
Dhe po vazhdojnë të na ndajnë
Eja furishëm qaje terrin më dysh
Me sëpatën e topitur e të ndryshkur
Dil nga thellësia e oqeanit
Zbrit nga lartësit e Himalajave
Eja nga bardhësia e parajsës
Apo lind nga asgjëja
Vetëm eja e më shpëto
Qastet pa ty më janë të kota
Edhe ëndërrat I shohë në errësirë
Madje edhe errësira është më e errët
Errët,gjithqka errët
Qdo qast që kaloj pa ty më shton errësirën
E qdo qast që kaloj me errësirën
Më shton dëshirën për të të parë ty
Por derisa errësira shtohet
Ti gjithnjë e më shumë humbesh,largohesh
Nuk e kuptoj se q’lloj monstrumi jam
Që edhe ti ik nga unë
Nuk e di kush jam sepse nuk e kam parë as veten
E kam parë,e shoh dhe do ta shohë
Vetëm një gjë të shëmtuar
ERRËSIRËN.

Argjend Xhelili

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP