Ankthi im

>> Wednesday, June 04, 2008


Kur hap dhe mbyll sytë
Shohë të njëjtën gjë
Në gjum,zgjuar e i lodhur
Shohë një gjurmë të mbetur
Një grim trishtimi që sa vie e shtohet
Lufton me kujtimet e mira
I mposht të mjerat
Se të pakta jan brenda meje
Dhe fare të pambrojtura
Një pikë errësire e fuqishme
Qan më dysh dritën e hollë
Pastaj sërish e qan më dysh
E kështu deri sa s’duket,zhduket
Një jetë të lodhshme kalova
E vdekja e pregaditur të më mposhtë
I pafuqishëm para saj qëndroj
Dhe si frikësohem aspak
I frikësohem vetëm errësirës në mua
Që po ndërton themele të forta
E nuk di si ta largoj
Errësirë në këtë jetë
Dhe errësira mund të më pres
Apo drita e pambarim
Varet nga unë dhe veprat e mia
Ankthi vazhdon të më tremb
E errësira edhe më shum
Shpresoj jo deri në përjetësi
Se atje është fundi dhe fillimi I gjithqkaje
Atje ku lumenjë qumështi rrjedhin nën këmbët tona
Apo atje ku lumenjë zjarri rrjedhin
Një e di që atje është fundi
S’ka gjë para dhe pas saj
Ankthi s’do mund të më ndjek
Sepse është i pafuqishëm si unë në këtë botë
Të bëjë dhe një vepër të mirë
E ti afrohem edhe për një hap
Atij vendi,fundit.

Argjend Xhelili

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP