Për Hir të Tij

>> Saturday, June 14, 2008


Semra HALILI


Nuk më mbajnë lotët nga dehja e ëmbël
e yjet më shoqërojnë nëpër netë,
netëve që mbulojne botën me errësirë,
por un shoh dritë, po po dritë!
Nuk është nga yjet ky vezullim, jo
nuk vjen nga yjet ky ndriçim!
Kjo dritë, ky Nur, quhet Besim!
Është Nur besimi i lëshuar mbi ne, nga Ai!
Na mëshiron sepse lidhemi për Hir të Tij!
E që fjala e urtë thotë
'as këmishës tënde mos i beso'
është e vërtetë, por s'vlen për këdo,
sepse bindja e besimi lind
nga ai dhe tek ai që të beson!
Je i pari dhe i fundit...për Hir të Tij!
Për Hir të Allahut është çdo gjë,
hera e parë është dhe e fundit do të jetë
vetëm për Hir të Tij!
Ashtu do të jetë...
e çka të duan le të thuan të tjerët!
Për Hirë të Tij filloi, ashtu edhe do të mbarojë
por nuk do të ketë fund, jo!
Do të jetë një fillim në Amshim!
Për Hir të Tij...!
Nën Hijen e Tij...!

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP