Rrugëve të botës

>> Wednesday, June 04, 2008


Ermal BEGA


Eci rrugëve të botës
Askush s'më sheh
Askush s'më flet
Askush s'më do.

Mundohem t'i flas dikujt
Por zemra nuk do
Mundohem t'i buzëqesh dikujt
Por fytyra s'më lë.

Kam nevojë për paqe
Por paqe nuk ka
Kam nevojë për dashuri
Por ajo është shumë larg.

Çka ndodhur kështu
Në këtë botë të mallkuar
Njerëzit, kafshët, bimët
Çdo gjë ka ndryshuar.

Nderi ka humbur
Moral nuk ka më
Interesi material është rritur
Nuk më jetohet më.

Në çdo vend që kaloj
Aromë të keqe ndiejë kudo
Kërkoj pakëz liri
Që këtë jetë si ferr të vërtetë mos t'a shijoj.

Mundohem të dal
Nuk di nga t'ia mbaj
Bërtas me zë të lartë
Moral pa Zot nuk ka.

Eci rrugëve të botës
Askush s'më sheh
Askush s'më flet
Askush s'më do.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP