Pendimi

>> Thursday, June 12, 2008


Nuk e di pse ne ta u mbeshtetem,
dhe mohuam Atë qe nuk duhet mohuar.
Nuk e di pse atyre ju besuam,
dhe tradhetuam Atë qe s'duhet tradhetuar.
Nuk e di pse ata i ndegjuam
dhe jo Atë qe duhet ndegjuar.
Nuk e di pse ashtu vepruam
dhe jo ashtu siq duhet vepruar.
Mbase te gjitha fajet si kemi vetem ne,
i kan dhe ata qe keshtu na mesuan,
i kan ata qe ne frymen Islame nuk na edukuan.
Ata qe asnjehere sna treguan qe eshte nje Zot,
ata qe na ben ta duam kete bote
ata qe na than kjo bote eshte para
ata qe na than mos shikoni fukara
Ata qe ...
mbase ndihemi shume me faj
por
fajet si kemi te gjitha ne, se ne në kete fryme u rritem
por ndihemi te lehtesuar se edhe pse pak vone
nga gjumi ne serish u ngritem.
E kuptuam se kjo bote nuk eshte ashtu siq ata na mesuan
mesuam se ka Zot ne te cilin duhet besuar.
Mesuam se krijimin tone e persosi me dituri,
andaj nga gjumi u ngritem fal TIJ.
Lexuam Kur'anin dhe librat fetar
ZOT na fal neve qe nuk ishim besimtar...
Te premtojme se vetem Ty do te adhurojme,
lutemi qe meshira e Jote te na kaploj.

Zana SHARKU

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP