Mbretëreshë e imja!

>> Tuesday, October 20, 2009


Në të gjithë brigjet që kanë shkelur këmbët e mia,

Në sytë e mi ti je më e mira.

Je si ylli që shkëlqen ndër qiej,

Bukuroshe që s’ka ngohur diell.

Nga të gjitha ti je më e mira.

Ti je shkaku i vuajtjeve të mia!

Ti je, mbretëresha e prangave të mia.

Ti je, e bukura e ëndërrave të mia.

Ti je, me sy të bukur që s’ka parë askush.

Je ti, që me dashuri zemrën ma mbush.

Mbretëreshë moj bukuri e rrallë,

Me pranga në duar më nxirr para teje.

Me duart e tua më liro ngadal,

Më lejo të shoh edhe nën detra.

Shoh pallatin që më shikon shumë vrenjtë,

Me dragonj që vjellin veç zjarr.

Më liro të shoh me sytë e zemrës,

Në vend të dragonjve të të shoh me vello të bardhë.


Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP