Nga dritaret e të bukurës hënë

>> Sunday, April 08, 2007













Mehas ALIJA

(Elegji për muslimanin e sodit)

nga dritaret e të bukurës hënë
krah hapur
sy mbyllur
tërhiqet pas një melodie
të këngës
të ujqve në mal
që copëra xhami
bën shikimin atje larg
banori i parkut të gjelbërt

i vetmuar
pret që dikush ta fluturoj rrëmbimthi
pret të hënën e uruar të rebiu-l-evelit
duke parë nga yjet e perëndimit
ndoshta do të bie
meteori që ra në zemrën e shkretëtirës
botën ta kaploj dorë e mëshirës

(megjithëse ai një herë ra-
dhe kurrë më s´do bie)

nga dritaret e të bukurës hënë
end shpresën
siç endin vashat lulen e dashurisë
në pëlhurën e kujtimit
i robëruar pas melodisë
të këngës
të ujqve në mal
nuk sheh brenda kuadrit
as veten
as dëgjon zhurmën e barkut të tij
i shkulur si ahu nga rrënjët
tkurret gjallëria

i mahnitur
vetëm sodit
botën që vret zemrën
shpirtin
mozaikun e pasqyrave brenda
kuadrit të tij

nga dritaret e të bukurës hënë
banori i saj
sheh kulmet e tjetrës botë
të asaj që kurrë s´ke e tija
të asaj
që ia vodhi dritën
dhe mbi të la errësirën
për shkëmbim

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP