Këtu sakrifica
>> Thursday, July 30, 2009
Këtu sakrifica
All-llahu krijoi botën
Me një imazh të pakrahasuar
Pastaj krijoi njeriun
Këtë botë për ta shijuar
I sqaroi robit të vet
Se halife e caktoi në tokë
Të punoj atë që urdhërohet
E ti shmanget asaj që indalohet
Prandaj duhet mire ta dijë
Ti shprehë nënshtrimin vetëm Atij
Kush I nënshtrohet All-llahut të lartësuar
Do të meritoj shpërblimin
E kush bëhet mendje madhë
Do të meritoj dënimin
Nuk e krijoi All-llahu dunjanë
Shtëpi shpërblimi që të jetë
Këtu është mundi e sakrifica
Për tu shpërblyer në Ahiret.
Adnan Ameti
0 Komentet:
Post a Comment