Nga labirinthi i mendjes

>> Friday, July 03, 2009


Nga shumë gjuhë që fale
Më lejove
Të zgjedhi gjuhën time

Nga shumë gra
Më lejove
Të zgjedhi nënën
E fëmijëve të mi

Nga shumë vendbanime
Më lejove
Të zgjedhi vendin ku të jetoj

Nga shumë shokë
Më lejove
Të zgjedhi më të mirët
Dhe që të zgjedhi
Shembuj nga shembujt

Më fale mendjen
E mi hape sytë
Që nga labirinthi i mendjes
Të nxjerrë dhe vetë të dallojë
Se koka është – mprehje
Mendimet - bleta
E mendja - një vrimë drite

Adnan AMETI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP