Çaste një nate
>> Monday, July 20, 2009
Çaste një nate
minareja jote e lartë
porsi rrufeja ndriçoi
sa mirë ia thotë Artani ezanit
sa shpejt akshamin jacia ndërroi
unë ndanë të kam ardhur
Allahut pergjigjur
dhe si gurët tu të fortë
kujtimet e mia rrënjëve kanë zbritur
kudo, fshatit tim të shtrenjtë
këmbon ezani e m'i përzien në vetëdije
të sontme të përjetuar e kohë të moçme
rrefyer në fytyrë-mënyra pleqërishte
po ikën koha, djema!
ç'ish dje ,s'është më sot
dhe e nesërmja do gdhijë pa ne
të na ruajë i madhi Zot!
xhemati hyjnë shpejt
jashtë po bubullon
sytë s'më ndahen nga shaipi
iliri që mes nesh rron
o thërmija të bukura lashtësie
që më shfaqeni te ky njeri
a më bini mundime
a më bini krenari!?
unë jam mbase imam
s'jam dhe i ndonjë derexheje sufi,
po para kujt deri sot m'u zgjua vixhdani
doli gjithë të jetë ndaj nesh prej vlere mbi
jashtë dritoreve shoh femijë
pamje që më përlotoi
dhe vetë m'i ngriti duart lart
Allah mbroji!
hajje alelfelah,-
gati myezini po mbaron
s'jam gati sot për imam
dikush si Shaipi më ndërron
sjam gati ,-thashë,- dhe s'jam
vetëm më nxitet kërshëria
çka do të këndojë nga kurani
ky që do na dalë imam
pres
e pritja më shpejton dridhje
një ajet që unë s'e di, por që ai ta këndojë
e lëmshit në shpirt të m'i japë zgjidhje
dhe ç'është e shumëpritur ngjan,
elveznu jewmeidhinilhak..,- u këndua
dhe nuk i ktheva dot në fjalë
kuptimet që në namaz u përjetuan
Ilmi REXHEPI
minareja jote e lartë
porsi rrufeja ndriçoi
sa mirë ia thotë Artani ezanit
sa shpejt akshamin jacia ndërroi
unë ndanë të kam ardhur
Allahut pergjigjur
dhe si gurët tu të fortë
kujtimet e mia rrënjëve kanë zbritur
kudo, fshatit tim të shtrenjtë
këmbon ezani e m'i përzien në vetëdije
të sontme të përjetuar e kohë të moçme
rrefyer në fytyrë-mënyra pleqërishte
po ikën koha, djema!
ç'ish dje ,s'është më sot
dhe e nesërmja do gdhijë pa ne
të na ruajë i madhi Zot!
xhemati hyjnë shpejt
jashtë po bubullon
sytë s'më ndahen nga shaipi
iliri që mes nesh rron
o thërmija të bukura lashtësie
që më shfaqeni te ky njeri
a më bini mundime
a më bini krenari!?
unë jam mbase imam
s'jam dhe i ndonjë derexheje sufi,
po para kujt deri sot m'u zgjua vixhdani
doli gjithë të jetë ndaj nesh prej vlere mbi
jashtë dritoreve shoh femijë
pamje që më përlotoi
dhe vetë m'i ngriti duart lart
Allah mbroji!
hajje alelfelah,-
gati myezini po mbaron
s'jam gati sot për imam
dikush si Shaipi më ndërron
sjam gati ,-thashë,- dhe s'jam
vetëm më nxitet kërshëria
çka do të këndojë nga kurani
ky që do na dalë imam
pres
e pritja më shpejton dridhje
një ajet që unë s'e di, por që ai ta këndojë
e lëmshit në shpirt të m'i japë zgjidhje
dhe ç'është e shumëpritur ngjan,
elveznu jewmeidhinilhak..,- u këndua
dhe nuk i ktheva dot në fjalë
kuptimet që në namaz u përjetuan
Ilmi REXHEPI
0 Komentet:
Post a Comment