Ti je vetëm Një

>> Sunday, July 12, 2009


Ti je më pranë njeriut
Se sa njeriu pran teje
Dëshmoj me veshët e mi ja:
Ende askend s’dëgjova
Nga të dobtit e të fortit
Në lutje t’emrojnë me Ju.

Nga çdo lloj numërimi
Ti je vetëm Nji
Dhe për T’krahasuar
Ska shkas as dëshmi

Natyrën se le kokë më vete
Rendin ia ke caktuar
E në tokë kujdestarë
Mua më ke emëruar

Që mos të mbetem në injorancë
Librin ma dhurove
Më urdhërove të lexoj
N’emrin tend un të mësoj
Se je fillimi dhe mbarimi I çdo gjëje
Me mendje t’shëndosh të pranoj
Për çdo gjë tkrijuar
Ndërgjegje më ke dhënë secilën dhunti
Në mendje me nxënë

Adnan AMETI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP