Shiqoni! Kjo është dashuri:

>> Wednesday, July 08, 2009


Xhelaludin RUMI


“Ditën që vdiqa, ngopja ime vazhdoi-
Por mos mendoni se zemrën e kam ende në tokë!
Mos qani e as mëshirë për mua mos kini: "Oh i mjeri, sa tmerr!"
Ju ratë në kurthin e satanit – të mjerët, ç’tmerr!
Mos vajtoni në varrimin tim "i mjeri, u nda!" -
Për mua kjo është koha e një takimi të lumtur!
Mos thoni "Lamtumirë!" kur të jem vënë në varr -
ajo është një perde për harenë e përjetshme.
Ju e patë "rënien" – tani shiheni gritjen!
Perëndimi është i rrezikshëm për Diellin dhe Hënën?
Juve ju duket perëndim, por ajo është lindje;
Arkivoli për ju është një burg, por tani ai do të thotë liri.
Cila farë u hodh në tokë e të mos rritet në të?
Përse dyshoni në fatin e farës së njeriut?
Cila kovë nuk doli e mbushur nga sterna?
E pse “Shpirti” i Jusufit frikë nga pusi të ketë?
Tani mbylleni gojën këtu dhe hapeni matanë.
Ashtu që himnet tuaja të tingëllojnë, atje ku vend nuk ka!”

Schimmel, Annemarie. Look! This Is Love: Poems of Rumi.
Boston, Mass.: Shambhala Publications, 1991.


Nga Anglishtja:Dritan SKENDERI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP