Lotët e saj

>> Wednesday, July 01, 2009


(Kushtuar H. Rexhepit)

Me zemër të thyer
Mora një rrugë,
Du të shfryhem nga malli e mërzia
Dua të varros dertet e mia.
Dua të zhdukem nga ky dhe
Të strukem në skutat
Ku askush s'më njeh.
Por, këtë nuk mund ta bëj,
Si të zhdukem?
Ku të strukem?
Në rrugë shoqen time e takoj
U ndala me të të bisedoj
Desha të flas për hallet e mia
S'më la hapësirë,
Ajo e para filloi të qajë nga mërzia.
Në fytyrën e saj
Shoh vetëm dëshpërim
Por, si duket lotët
Në mjekrën e saj kishin lënë takim
Atje bashkoheshin e bëheshin një,
Ajo s'mundte t'i ndalte, jo!
Shoqja ime, ti mos qaj,
Dua të bëhem zjarr
T'i thaj lotët në faqet e saj,
Sa qëllim të pastër ne mendje ke
Në zemër e padjallëzuar je!
Dua të të ngushëlloj,
Nga ta marr atë guxim?
Dua të të gëzoj, por...
Këtë fjalë s'mund ta gjej në fjalorin tim.
Oj shoqja ime
Lotët e tua në Ditën e Gjykimit
Me gjakun e shehidit do të vlerësohen
Sakrificat e tua
Me shpatën e Hamzës,
Me vepra në peshore
InshaAllah pas ebu Bekrit je
Mos u dëshpëro!
Allahun me vete e ke.
Të flas për çastet
Kur trillonim ndonjë gjë,
E pastaj qeshnim në zë.
Lotët ...
Të tepërt e ndien veten në faqet e tua
U larguan,
Buzëqeshjes radhën ia lëshuan.
Sa e bukur dukesh tani
Edhe lulet të kanë zili
Fytyra jote
Shkëlqen më shumë se hëna e dielli,
Diamanti humbi shkëlqimin para syve tu,
Mundohem të të paraqes
Por,...s'kam fjalë me të përshkru.


Sadete SULIMANI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP