Pse Zoti s'na pranon lutjet
>> Tuesday, September 09, 2008
SHEJH IBRAHIM ED'HEMI
E kemi njohur Allahun.
Por s'iu kemi përgjigjur
Ftesës së Tij.
Pohoni se e doni
Pejgamberin e Zotit,
Por ndaj syneteve të Tij
Tregoni mospërfillje.
E këndoni Kur'anin
Dhe e studioni,
Por simbas Tij
Nuk veproni.
Jetoni duke u ushqyer
Nga bekimet e Zotit,
Por jeni mosmirënjohës.
Thuani se shejtanin
E keni armik,
Por nuk e kundërshtoni
Dhe nuk e luftoni.
E pranoni se Xhenneti
Vërtetë ekziston,
Por nuk punoni
Që atë ta meritoni.
E besoni se Xhehenemi
Vërtetë ekziston
Por nuk po përpiqeni
Nga ai të shpëtoni.
E dini se do të vdisni,
Por për vdekje
Nuk po bëni përgatitje.
Tërë ditën jeni të zënë
Me marritë e të metat
E të tjerëve,
Por marrit'e të metat tuaja
Po i harroni.
Të dashurit tuaj
I keni varrosur,
Nuk keni marrë
Aspak mësime.........!
0 Komentet:
Post a Comment