AGJËRIMI

>> Wednesday, September 17, 2008


Agjërimi zemrën operon.
Sëmundjet në të i gjen e shëron.

Agjërimi zemrën pastron.
Me edukatë islame, zemrën edukonë.

Agjërimi zemrën e ndryshon,
E bënë të butë, e bënë të qan.

Agjërimi zgjeron zemrën e bënë të gjerë,
Të gjerë sa hapësira në qiell.

Agjërimi në zemër t’gjerë që ka qëndrim,
E mbush dashuri e furnizon me durim.

Agjërimi zemrën e forcon me iman,
E përgaditë që të qëndrojë i fortë në front.

Agjërimi zemrës dritë i dhuron,
Që rrugëve të errëta të jetës të ndriqon.

Agjërimi zemrën e këshillon,
Për të mirë zemrën e mëson.

Agjërimi të jep mësime të mëson.
Jetën si në Ramazan ta jetosh gjithmonë.


Jashar Gashi

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP