Syfyri-9
>> Tuesday, September 09, 2008
Hamdi NUHIJU
Të kam krahë të fluturoj,
Nëpër orbitat e Zotit,
E të arrijë deri tek ajo,
Në sofrën e syfyrit,
Në mbështetjen e dashurisë..
Ta zgjojë me breshërimat e ndjenjave,
Nën jorganin e kuq,
T`ia vizatoj dy fjalë,
O Zot jam i vetmuar,
Nuk mundem, pa të!!!
Lexuesi i vargut që më përplasi përjetë,
Trembet nga të përmendurit e dashurisë,
E qoftë kjo natë për ty oj bukuri,
Edhe në më akuzofshin një mijë " të çmendur" për shirk..
08 09 2008, e hënë
0 Komentet:
Post a Comment