Syfyri-12
>> Friday, September 12, 2008
Hamdi NUHIJU
Në pikëtakimin tonë,
Nëpër orbitat në qiell,
Shpirtërat na qetësohen,
Me fjalë të Allahut..
Pjesa e dytë e natës,
Në pjesën e dytë të Ramazanit,
Falëminderës o Zot që mbërritëm këtu,
Na mundëso punët e mira t`i përfundojmë..
Kur zemrat janë zgjuar në syfyr,
Dhe presin urdhërin e Zotit,
Që të nisin në rrugëtimin e agjërimit,
Për hir të Krijuesit të gjithësisë..
11 09 2008, e enjte
0 Komentet:
Post a Comment