ZEMRA BESIMTARE
>> Monday, September 15, 2008
Një zemër që kërkon
Një zemër e kërkuar.
Një zemër që ndriçon
Një zemër e ndriçuar.
Një zemër që beson
Një zemër e besuar.
Një zemër që dashuron
Një zemër e dashuruar.
Një zemër që mëshiron,
Një zemër e mëshiruar.
Një zemër që dëshmon
Një zemër e dëshmuar.
E dëshmuar në kërkim,
E dëshmuar në ndriçim,
E dëshmuar në besim,
E dëshmuar në mëshirim,
E dëshmuar në dashuri,
Për secilën krijesë,
Për secilin njeri,
Në veçanti
Për Krijuesin e Tij
Që është Një…
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
0 Komentet:
Post a Comment