Një rrugë

>> Sunday, September 14, 2008

Një rrugë




Kur rrija natën nëpër errësirë,
Kinse për të kërkuar kënaqësinë,
Kinse me shoqërinë më të mirë,
Prisja ditën kur të më bëjnë të mirë.

Shëtitja nëpër errësirë,
Pa e njohur bukurinë e netëve me ujë të dendur,
Me mikun më të mirë,
Kinse e shpjegonim mirësinë...

Kur tani rrijmë me njerëz të ditur,
Po na duket se gjithçka erdhi papritur...
"S'është papritur, është caktim!"
Njëri-tjetrit i thamë.

Edhe tani rrijmë natën zgjuar,
Shijojmë bukurinë e saj,
Me mikun që kurrë s'u harruam...

Kujtojmë vitet që bashkë kaluam,
Yjet duke lulëzuar,
Dhe bukurinë netëve që mirë s'i shijuam,
Edhe orbita në vendin e saj!

Kur Allahu vendos që robi i Tij të jetë i mirë
Tokë e qiej po të bashkohen,
Nuk bëhet ndryshe,
Pos zbatimi i urdhërit të Tij.

Hevzi ZEQIRI


0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP