Zemra shqiptare jane fetarë

>> Tuesday, September 09, 2008

Zemra shqiptare jane fetarë


Ngado që të shikohet
kjo faqe admirohet:
nga shqiptarët,
në troje Kosovare.
kjo faqe e webi
na ngroh me rreze të dritës:
na bën që të gëzohemi.
për punë të gjallërohemi.
na hedh shkëndija të diturisë
më të arta,të mirësisë:
zemrat na grish, që të dojmë,
fenë Islame ta përqafojmë.
Perëndinë duhet ta kujtojmë
se hetën që sot e gëzojmë
nga Ai e ke fillimin,
edhe më vonë mbarimin.
zemrat shqiptare
janë fetare.


Me këtë faqë webi në dorë
rreth e rrotull e tërthor:
të mirat e Zotit mësojmë
me së të ndishme lexojmë,
përveq punës së përditshme,
duhen edhe qaste të volitshme
që t'i falemi edhe Perëndisë,
që na dha dritën e mirësisë
ato falje neve na ngrisin
moralisht neve na rrisin,
zemrën tonë na ndriqojnë,
ne përsëri na lartësojnë,
kjo faqë e webi neve na mëson,
për fe e atdhe na edukon"
jetën tonë na rregullom,
me rreze Hyjnore na ndriqon.
neve na vëllazëron,
dashurinë na shton.

Në udhën e Perëndisë kush shkon,
ai në jetë përparon:
prej tij veq e mira pritet,
e keqja nën këmbë shkilet.
feja na sjell të gjitha të mirat,
e na largon nga të ligat:
si popull neve, ne forcon,
dashurinë vëllazërore na shton.
e nga feja kush largohet,
ai në botë shkatërrohet:
këtë faqë të webi na e domë,
në të poezi mësojmë:

(KUSHTUAR FAQES (WEBIT) POEZIA-ISLAME)

YMIHANE HOXHA

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP