Adhurimi, dritë e qenies.

>> Tuesday, September 09, 2008

Adhurimi, dritë e qenies



Triumfues në betejën e fundme
Shpartallon errësirën e botës së stërlodhur
Me një dritë që vjen nga vetja e saj
Tatëpjetës së poshtër të jep fuqi rrufeje
(Feje)
Dhe shpon pa mëshirë mundimin që del para

Trondit dembelinë, shporr nga faqja e dheut
Nga zemra fatlume që di ç’është mikpritja
Që adhurimit në jetë
Di t’i bëjë konak

Shtrin dorën e pajtimit për ty
Kur je hidhëruar edhe me veten e molisur
Dorë që i duket veç puna e saj e madhe
Faqebardhë në jetën plot të zeza

Me shije dhe aromë, në etje dhe uri
Me heshtje dhe me fjalë që i ligjerojnë udhëtarit
Ngjall edhe stinët e vdekura të botës
U jep hijeshi netëve të zymta
Ngjall ditët e vdekura të zemrës
Rindez drtën e shuar të mendjes

Kur veshët pa barrierë,
t’i mbyll zhurma e bezdisshme e botës
Dhe dy duart tua, shtrëngojnë edhe kokën
Ndal
Kollitu një herë si burrë
Krenari për mikun e jetës
Jepi lirinë vetes
Qetësinë zemrës

Dhe kur heshtja prore mbyt e stërmbyt
Jepi shenjë zemrës, i ço asaj një fjalë
Le të shoqërojë melodia e valëve të saj
Le të thahen në fytyrë,
lumenjtë që vijnë prej saj
O le te derdhen më mirë
Në oqeanin e pendimit

Tretu mëkat si tretet qiriu
Nga flaka e pashuar e adhurimit
Digju ligësi në zjarrin e zemrës
Si druri i thatë në zjarrin përvëlues

Vetëm Ty të adhurojmë
Jehonë e nderit të amshuar

Blerim Halili, Majac

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP