Fjalët e varfanjakes

>> Thursday, September 18, 2008

Fjalët e varfanjakes

Varfanjake isha, varfanjake jam!

Asnjë luks në jetë s’e kam.

Kërkoj bukë që t’ngopem mirë,

E t’i rris këto çiliminj.


N’skaj t’rrugës vend m’ka zënë.

Kërkoj mëshirë, për t’më dhënë.

Një copë bukë e pak krypë.

Kurrë më tepër nuk kam lyp!


Shikoj andej, shikoj këndej,

Plot njerëz, sytë nga t’i kthej.

A t’u kërkoj a mos t’u kërkoj?

Ndoshta as ata s’kanë fut gjë n’gojë?!


Pasanikët kur kalojnë,

Ua zgjas dorën e i shikoj,

Ndokush më jep ndonjë qindarkë,

Ndokush si plakë gërrdaqe m’përzë.


E uli kokën e nuk bëj zë.

Dhe zonjusha nallet me thumblla,

Buzë qershi, e tharbt si uthulla!

I shkund flokët nga unë e shkreta,


Thua se ia morra të gjitha t’drejtat!

E të tjerët kur kalojnë,

Me mall në sy më shikojnë.

Më afrohen dalngadalë,


Në kuti m’lëshojnë denarë.

Çka të bëj me ta e gjora?

Kur i shoh m’humbin nga dora!

Aq të vogla të papara,


Për copë buke s’jan të mbara.

Pse të bëj plaka dredhira,

Kur unë po vdes nga uria?!

Nuk jam plakë, m’plaku mërzia.


A të hamë bukë, a të vdesin çilimia?

Kur timen klithmë të dëgjoni,

T’më jepni bukë vraponi!

Nuk e bëj për trillim.


E hedhi hapin për shpëtim.

Nëpër shtëpi e nëpër xhami,

Nëpër rrugë bashkë me fëmijët.

Sillem rrotull nëpër qytet,


Vetja më kthen tek vendi i vet.

Më qan shpirti nga mëria!

M’këndon barku nga uria!

I fshij lotët nga sytë e mi!


Ua fshij lotët me shami!

Duroni edhe pak, o fëmijët e mi!!!

Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP