Iftari 9

>> Tuesday, September 09, 2008

Iftari-9




Dy fjalë t'i thonja unë desha
Pa shkas e arsye veq t'i thonja
Se në shpirtë po më varronin
Dhe ndërgjegjen ma rëndonin

Mali heshte e shpirti qante
Për dy fjalët e pathëna
Që mi lidhte krenaria
Të mos i them dy fjal't e mia

Porse Zoti është i madh
Edhe gjoksin ma zgjeroi
Edhe mendjen ma ndritoi
Ato fjalë unë ti shqiptoj

Ato fjalët e dëshmisë
Për të qenit e Perëndisë
është Një Zot dhe tjetër s'ka
Sa të rrojmë e vdesim na

Edhe sonte në këtë sofër
Rri e kujtoj këto dy fjalë
Jetën që ma hijeshuan
Menjëherë si u shqiptuan

Menjëherë dritën e pashë
Tek po zbriste në shpirtin tim
Dalëngadalë me bardhësi
Ma ka mbytun q'do ligësi...


Argjend Xhelili

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP