Iftari 24

>> Monday, September 14, 2009


Agjëruesit e sinqertë në iftar pendohen,
Edhe pse agjëruan gojën plot me dhikër,
Edhe pse e dinë se janë prej të shpërblyerve,
Të futur nën pëlhurën e mëshirës,
Që kurrë nuk shterret për ata që pendohen.
Sa e sa njerëz ka që agjërojnë,
Zemrat e të cilëve kushedi sa shtresa ndryshku kanë,
Të cilat as që mundohet t’i asgjësojnë.
Pëlqejnë kryelartësinë e kotësinë,
Duke u marrë me punët e qëllimet e të huajve,
E duke mos patur as edhe idenë se ku janë futur.
Hiqni ndryshkun nga zemrat tuaja,
E mos shikoni pluhurin në zemrën e tjetrit.
Kjo do të jetë më e mirë për ju,
Se pasha kohën do të jeni në humbje.

Hevzi ZEQIRI

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP