Iftari 12

>> Wednesday, September 02, 2009

 
Hevzi ZEQIRI
 
O shpirt i madh me margaritar plot,


Kur të pa një i madh u frikësua shumë.


Që me madhësinë tënde kishe zënë horizontin,


E me punën tënde je më afër Zotit.


Sikur të shihje sofrat e muslimanëve,


Se si sot bëjnë iftare me plot bereqet,


E nuk mendojnë shumë për fqiun e vet.


E të t’pyeste Krijuesi se ç‘farë ke parë,


Për të t’dhënë një urdhër të prerë,


Që ti ato nuk din t’i kthesh.


Për t’i shpërblyer apo denuar


Besimtarët rreth sofrave të tyre.


Lutemi që të jemi në listat e urdhërit të parë,


Që të shpërblehemi me të mirat


E të vetmit Zot, Krijuesit, Mëshiruesit.


O shpirt i bardhë e i madh,


Lutu tek Zoti yt që të na falë.


Të na udhëzojë në të mira,


Nga e keqja të na largojë,


E për fqiun varvanjak dorën ta lëshojmë!


Lutu për ne e na bëj një nderë,


Se All-llahu lutjen e t’sinqertit nuk e kthen.

0 Komentet:

Post a Comment

Video rasti:

  © Blogger template Simple n' Sweet by Ourblogtemplates.com 2009

Back to TOP